Aplikacionet që ju gjurmojnë të dhënat në Facebook

Aplikacionet që ju gjurmojnë të dhënat në Facebook


Shumë njerëz i harrojnë aplikacionet që kanë bërë like apo follow në Facebook, ndërkohë që pas atyre emrave mund të fshihen aplikacione të tjera me mesazhe propaganduese politike apo që vjedhin të dhënat. Që të mos prekeni nga hack-imi ndiqni hapat më poshtë.

Hapi i parë: Klikoni në ikonën me kokë poshtë në të djathtë të homepage-it të Facebook.

Lexoni:Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë

Hapi i dytë: Në tabelën e komandave, klikoni Settings

Hapi i tretë: Në anën e majtë do të shihni disa ikona, ku ajo që duhet të zgjidhni është ikona e aplikacioneve, Apps.

Hapi i katërt: Më pas do t’ju shfaqet tabela e Application Settings me të gjitha aplikacionet që keni lejuar t’ju ndjekin. Në këtë listë mund të gjeni aplikacione të dyshimta të cilat nuk i keni parë dhe nuk mbani mend që i keni ndjekur.

Hapi i pestë: Ju mund të zgjidhni ikonën e aplikacionit që ju duket e dyshimtë dhe duke i bërë edit apo duke shtypur X-in mund ta hiqni fare nga lista.

Lexoni: Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook

Kujdes… TripAdvisor është një nga aplikacionet që grumbullon më shumë të dhëna. Duke klikuar Edit ju mund të rregulloni privatësinë ose ta fshini atë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0