Aplikacionet që iu nevojiten ndërsa udhëtoni nëpër botë - Business Magazine Albania

Aplikacionet që iu nevojiten ndërsa udhëtoni nëpër botë


Një korrespondent ndërkombëtar pranë Business Insider ka kaluar 6 muaj duke udhëtuar në vende si Hong Kong, Kinë, Singapor, Greqi, Izrael, Rusi etj, dhe ka treguar aplikacionet që sipas tij dhe shumë udhëtarëve të tjerë duhet të jenë në smartphone-ët e të gjithëve.

Të udhëtosh për të jetuar është një kënaqësi më vete dhe me thënë të drejtën një ekperiencë goxha rraskapitëse, por mënyra më e mirë për ta bërë më zbavitëse dhe më pak rraskapitëse është që të keni një pajisje dixhitale, dmth një smartphone të pajisur me çdo aplikacion që nevojitet për t’i bërë gjërat në mënyrë sa më efikase.

Lexoni: Aplikacionet më të mira për mjekët dhe studentët e mjekësisë

BusinessMag ju sjell këtë artikull për të menduar dhe ju se çfarë mund t’ju duhet për udhëtimet tuaja të ardhshme.

WhatsApp (falas)

Deri tani aplikacioni më i përdorur nga të gjithë. Për sa kohë që jeni jashtë Kinës, WhatsApp me shumë gjasa është aplikacioni më i zakonshëm për shkëmbimin e mesazheve nga të gjithë.

Facebook Messenger (falas)

Me gjithë problemet që ka pasur Facebook këto kohë, ndoshta dhe ju e keni problem ta përdorni, por duhet pranuar që një pjesë e mirë e rrjetit tonë shoqëror është atje. Përveç kësaj, Facebook është aplikacioni që ka çdo person që ju takoni.

Telegram (falas)

Telegram është aplikacioni ku ju mund të flisni me burime të ndryshme në vende ku qeveria mund t’ju shikojë atë që ju thoni (Kina, Rusia).

Google Maps (falas)

Jam e sigurtë që Google Maps rekomandohet të përdoret nga të gjithë për të gjetur çdo vend kudo që jeni (përveç Kinës), por funksioni më i dobishëm i tij gjatë udhëtimit është mundësia për të shkarkuar harta offline për vendet ku ndodheni – në këtë mënyrë, ende mund të lundroni pa harxhuar para ekstra në faturën tuaj.

Waze (falas)

Waze është pikërisht një ndër aplikacionet që na nevojitet ndërsa jemi në një qytet të madh dhe jo vetëm, aty ku trafiku është mbytës. Ky aplikacion të jep informacionin e duhur për të shmangur rrugët me trafik dhe të jep drejtime të sakta se ku duhet të kaloni.

Lexoni: Aplikacionet më të mira për mjekët dhe studentët e mjekësisë

My Currency Converter & Rates (falas)

Ndërsa shkoni nga vendi në vend, vazhdimisht do ju duhet të përdorni monedha të ndryshme. Është e vështirë të gjeni se sa janë vlerat e tyre. My Currency Converter & Rates është një aplikacion i thjeshtë offline që, ndonëse nuk është aq i përditësuar është i mirë për çdo udhëtar.

Google Translate (falas)

Po, Google Translate mund t’ju mësojë se si të thoni “Nǐ hǎo” – por a e dini se mund të shkarkoni të gjithë gjuhët për përkthime edhe kur jeni offline ose mund t’ju bëjë përkthim të menjëhershëm për menutë dhe shenjat?

Triposo (falas)

Nëse dua të marr vesh për atë që po ndodh ose çfarë të bëj në një qytet të ri, shkarkoj menjëherë udhëzuesin e udhëtimit Triposo. Ky aplikacion ju jep bazat me anë të një pakete të thjeshtë dhe atraktive. Madje funksionon edhe offline.

Culture Trip (falas)

Nëse doni të gërmoni pak më thellë në lidhje me një destinacion të caktuar apo keni pyetje më specifike si psh, Kush është muzeu më i mrië në vend, Culture Trip e mbulon këtë gjë.

Drive në Google (pa pagesë)

Kjo besoj nuk ka kuptim të shpjegohet. Ku tjetër do të ruani një fotokopje të dokumentave tuaja?

Google Photos (falas)

Nëse doni të ruani fotot tuaja atëherë përdorni Google Photos. Mund të vendosni që të keni gjithmonë një backup automatik të telefonit tuaja, në mënyrë që të ruani fotot tuaja.

Sony PlayMemories (falas) dhe Fujifilm Camera Remote (falas)

Ju duhet të udhëtoni me Fujifilm X-T2 dhe një Sony RX100 V. Një nga karakteristikat më të preferuara të dy kamerave është aftësia për të transferuar fotot drejtpërdrejt në telefonin tuaj duke përdorur aplikacionet e tyre. Aplikacioni i Fuji gjithashtu ju lejon të përdorni telefonin si një telekomandë, e cila është një gjë e mrekullueshme për shkrepjen e fotove portret dhe fotot gjatë natës.

Lightroom CC (“freemium”)

Përdorni Adobe Lightroom për të bërë të gjitha redaktimet e fotografive tuaja për storit e ndryshme. Aplikacioni i iPhone është një version jashtëzakonisht i fuqishëm për redaktimin e fotove. Karakteristikat dhe opsionet janë të pafundme.

Instagram (falas)

Asnjë rrjet social nuk është më favorizues se Instagram, ku mund të ndani foto dhe meme nga më të ndryshmet me miqtë tuaj.

Uber (falas) dhe Grab (falas)

Mund të befasoheni kur të mësoni se Uber nuk përdoret kudo. Kina përdor Didi Chuxing, Indonezia përdor Go-Jek dhe kështu me radhë. Por në fund të ditës, Uber dhe Grab, me seli në Singapor, janë dy aplikacionet që duhet të mbani gjithmonë në telefonin tuaj.

Lexoni: Aplikacionet që duhet të keni në telefonin tuaj

Airbnb (falas)

Airbnb është ende aplikacioni më i përdorur për prenotim gjatë udhëtimit. Nëse keni një buxhet të ngushtë, Airbnb ndoshta është mënyra më e mirë për t’u mbajtur larg një hoteli.

Booking.com (falas)

Aplikacioni i Booking.com është më i përdoruri për të gjithë ata që janë në udhëtim. Aty mund të gjeni lista apartamentesh dhe një ndërfaqe të thjeshtë dhe tërheqëse.

You Need A Budget ($ 6.99 në muaj)

Ju ndoshta keni provuar Mint, e keni përdorur atë për njëfarë kohë dhe tani bëni buxhetet tuaja në një letër.

YNAB, siç e quajnë përdoruesit, është aplikacioni më i plotë buxhetor. Ky aplikacion ju ndihmon të llogaritni se ku doni që dollarët tuaj të shkojnë, jo vetëm ku tashmë kanë shkuar. Duke qenë se paguani para për të, ata nuk i shesin të dhënat tuaja në internet, ndryshe nga Mint.

 burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0