Aplikacionet më të mira për mjekët dhe studentët e mjekësisë

Aplikacionet më të mira për mjekët dhe studentët e mjekësisë


Ekzistojnë rreth 10,000 aplikacione unike të kategorisë “Mjekësi” dhe “Kujdes shëndetësor & Fitnes”. Bashkëpunimi i teknologjisë me mjekësinë ka nisur herët dhe vazhdon të mbetet po aq i fortë e i rëndësishëm.
Kjo është një listë me aplikacionet më të mira mjekësore për mjekët dhe studentët e mjekësisë, që mund të aksesohen përmes një iPhone apo iPad.

Referencë e Përgjithshme

Medical Encyclopedia – Kjo enciklopedi mjekësore mundësohet nga Universiteti i Mjekësisë i Maryland. Ai përmban më shumë se 50,000 faqe me informacione të thelluar por dhe të kuptueshme, në gjuhën angleze dhe spanjolle.

Skyscape Medical Resources – Një koleksion me informacion mjekësor dhe burime të vlefshme për profesionistët e fushës, përfshirë mjekë, infermierë, studentë të mjekësisë, studentë të infermierisë dhe të tjerë. I krijuar për iPhone dhe iPad.

The Merck Manual – Profesionistët e shëndetësisë e kanë përdorur manualin Merck për më shumë se 100 vjet. Informacion mbi mijëra sëmundje, trajtime dhe raste klinike për çdo lloj ç’rregullimi mund të aksesohen përmes një iPhone apo iPad. Aplikacioni ju lejon të hapni informacionet edhe pa patur internet.

Referenca Bari

Epocrates –Një nga aplikacionet mjekësore më të përdorura, Epocrates është një burim për referenca barnash që ofron informacion klinik mbi mijëra receta dhe produkte të barit OTC. Ai përfshin një identifikues pilulash, informacion për formulat e tyre, një kontrollues i ndërveprimit të ilaçeve dhe dhjetëra llogari (psh. BMI, GFR).

Aplikacion Social

Doximity – Ndryshe i njohur si Facebook privat për mjekët. Ai lejon mjekët të gjejnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Ky është i vetmi sistem mobile kontakti për profesionistët e shëndetësisë.

Kujdesi për sytë

Eye Handbook – Është dizenjuar për okulistët dhe profesionistë të tjerë të kujdesit të syve. Ai ka një sërë opsionesh, ku përfshihet një kalkulator okulistik, një listë mjekimi, një seksion kodimi me numra CPT dhe kodet E & M.

EyeChart – Eye Snellen është një tabelë syri e përdorur nga profesionistët e kujdesit të syve për të matur mprehtësinë vizuale. Ndërsa grafiku klasik Snellen zakonisht vendoset në 20 ose 6 metra, versionet me xhep si kjo mund të ofrojnë ekran të dobishëm për mprehtësi të përafërt vizuale.

Anestezi

Anesthesia Quick Reference – Kjo është një guidë reference për studentët dhe banorët. Ai siguron listat e kontrollit të sigurisë operative, barnat e zakonshme, rrugët e frymëmarrjes dhe mjekimin sipas peshës dhe informacione të tjera anestezie.

Neurologji

NeuroMind – Ky aplikacion është dizenjuar për studentët e mjeksësisë dhe profesionistë të fushës së neokirurgjisë. Aplikacioni ka disa opsione, si: foto anatomike, diagnoza diferenciale, artikuj të listës së Kirurgjisë së Sigurt WHO dhe sistemet përkatëse të vlerësimit dhe gradimit.

Lajme

NEJM This Week – Mundëson kërkimet e fundit, vlerësimet dhe opinionet në artikujt të ndryshëm për shkencën biomedikale dhe praktikën klinike. Mundëson akses në artikujt e publikuar online gjatë javës, bashkë me rastet e studimit. Përmbledhje audio të përjavshme dhe katër video me praktika klinike, drejpërdrejt në telefonin tuaj.

Infermieri

Nursing Central –Ndihmon infermieret dhe studentët të gjejnë informacion të detajuar për sëmundjet, testet, baret dhe procedurat. Nëse ju lind ndonjë pyetje mund të konsultoheni me të dhënat që ofron aplikacioni për 5,000 barna, fjalorin me më shumë se 60,000 terma, interpretime të qindra testeve laboratorike dhe zbulon informacionet e fundit për sëmundjet.

Onkologji

CCO Oncology inPractice – E dizenjuar për iPhone dhe iPad, ky aplikacion është një libër dixhital që profesionistët e shëndetit mjekësor mund të përdorin në momente të caktuara. Informacioni zhvillohet nga ekspertë të hematologjisë dhe onkologjisë dhe rregullisht përditësohet me të dhëna të reja.

Shëndet mendor

Mental Illness – Është një aplikacion i dobishëm që trajton temat më të rëndësishme për shëndetin mendor. Ky aplikacion është ideali për të gjithë mjekët profesionistë, studentët dhe stazhierët e degës dhe infermieret.

Psych Drugs – Mëso informacione të vlefshme për mjekime të ndryshme psikotropike si antidepresantët, qetësuesit dhe mjekimet për ankthin.

Guidë studimi

BoardReview – Studentët e zënë mund të përgatiten për provimet e tyre duke riparë informacione të ndryshme lidhur me medikamentet nga telefoni i tyre. Studentët e infermierisë mund të testojnë njohuritë e tyre në çdo kohë, kudo ndodhen.

Terminologji

Eponyms (për studentët) – Ky aplikacion ju lejon të kërkoni kuptimin e mbi 1,700 termave mjekësorë duke përdorur kërkimin e plotë të fjalës ose duke zgjedhur nga një prej 28 kategorive. Përdoruesit mund të krijojnë një listë të termave për të ruajtur ato që ata kanë tendencë për të harruar më shpejtë.

Taber’s Medical Dictionary – Fjalori mjekësor përmban mbi 60,000 terma, 1,000 foto dhe kartela të shërbimit mjekësor të më shumë se 600 pacientëve. Gjithashtu, në të përfshihen shkurtime mjekësore, simbole dhe njësi të matjes, oraret e imunizimit, diagnoza dhe shumë më tepër.

/FacMedicine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0