Anxhela Ferro, shqiptarja që do të dizenjojë mjetet e transportit në Francë

Anxhela Ferro, shqiptarja që do të dizenjojë mjetet e transportit në Francë


Anxhela Ferro, është 22 vjeçarja nga Berati, e cila po ndjek studimet në Francë në degën “Transportation Design”. Shumë shpejt ajo do të jetë shqiptarja që do të dizenjojë mjetet e transportit në Francë, mjete si makina, autobuzë, jahte e shumë të tjera. Me një pasion të madh për pikturën që në moshë të vogël (sepse dizajn-in nuk e dinte që ekzistonte) po shkëlqen në fushën e saj, në një nga universitet më të mira në Francë. Për BusinessMag.al ajo thotë se kjo degë ka parësore plotësimin e nevojave të klientit, prandaj ka zgjedhur të studiojë dizajnin e mjeteve të transportit.

Lexo: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn

Studimet në Montpellier i dhanë njohuri më të thella për artin, e veçanërisht për këtë degë, madje kuptoi se arti përfshinte shumë dimensione. Nuk e pati të lehtë të fillonte të studionte këtë degë. Do të paragjykohej për faktin se ishte degë që e studionin vetëm meshkujt, por Anxhela guxoi dhe ia doli të ketë rezultate të shkëlqyera dhe së shpejti synon të arrijë atje ku ëndërron.

Në klasën e saj janë vetëm tri vajza. Për të arritja më e madhe është studimi i degës që ka ëndërruar. Mbështetja e familjes nuk i ka munguar asnjëherë. Por të studiosh në një vend si Franca ka mjaftueshëm shpenzime dhe kjo e ka nxitur Anxhelën të punojë si babysitter apo punë të tjera që mund të përballojë një student.

Ajo ka bërë shumë punime në kuadër të projekteve shkollore. Fakti që punimet i janë vlerësuar, e ka nxitur të japë maksimumin dhe shpreson shumë që tregu francez ku ajo mendon të zhvillojë karrierën, “t’i përqafojë” këto punime e më tej t’i vendosë në praktikë.

Lexo: Ledian Shera, i riu që po prek ëndrrën e Silicon Valley

“Për mua pasioni nuk mund të ndiqet nga parimet, të dyja shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Një dizenjues i zoti, shpreh në punimet e tij personalitetin dhe udhëhiqet nga parimet”, thotë Anxhela.

Anxhela ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj: “Zgjidhni të bëni në jetë atë që mendoni se mund ta bëni më mirë. Nëse udhëhiqeni nga pasioni, arritjet tuaja do t’i kalojnë pritshmëritë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0