Ledian Shera, i riu që po prek ëndrrën e Silicon Valley

Ledian Shera, i riu që po prek ëndrrën e Silicon Valley

~5 minuta lexim


 

Ledian Shera është themeluesi i WeAreAlbania, një iniciativë risi dhe një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë. Lediani është maturant pranë shkollës Harry Fultz, dhe synon të bëhet një sipërmarrës i sukseshëm.

Shpesh e kemi parë të pranishëm në aktivitete të ndryshme që sigurojnë financim dhe mentorim për startupet e reja, një prej tyre dhe emisioni ”Do you have an idea?”. Por këtë herë duket se ai po provon të prekë një ëndërr më të madhe, atë të Silicon Valley.

Lexoni: WeAreAlbania: Një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë

I pyetur nga BusinessMag, Lediani na tregon më shumë për fushatën e nisur pak ditë më parë.

Çfarë është kjo fushatë?

Aktualisht jam pranuar në një program 3 javor në Silicon Valley, Stanford University. Silicon Valley siç dihet është një ëndërr për çdo sipërmarrës dhe gjatë 3 javëve do të kem mundësinë të zhvilloj një ide, e cila supozohet të ketë ndikim global dhe gjithashtu të zgjidhë një problem global.

Gjithashtu, programi mundëson dhe vizita në kompanitë më të mëdha dhe inovative në botë.

Si lindi ideja për t’u bërë pjesë e programit?

Siç e themi gjithmonë ne të komunitetit të startupeve që lidhjet bëjnë diferencën, edhe ftesa për këtë trajnim kështu erdhi.

Një nga miqtë e mi që jeton në Amerikë me sugjeroi këtë program dhe kështu nisi dhe aplikimi.
Fillimisht më dukej e pamundur sepse nga 20’000 aplikantë vetëm 50 arrijnë të pranohen në Stanford.

Si po shkon fushtata e lançuar në GoFound Me? A ke patur mbështetje deri më tani?

Në këtë periudhë, unë kam hapur një fushatë crowd-funding që të bëj të mundur pjesëmarrjen atje pasi, vërtet është një mundësi shumë e mirë, por dhe me kosto shumë të lartë, rreth 5000$.

Gjatë kësaj periudhe kam marrë një feedback dhe ndihmë nga shumë njerëz, Europa, Amerika dhe veçanërisht doja të veçoja Alenin dhe Onin, ”çunat e Dentemit” siç i quajmë ne të startupeve që gjithmonë kanë qenë mbështetje për çdo të ri që synon fushën e sipërmarrjes.

Fushata besoj do të mbetet e hapur deri në muajin Prill dhe çdokush është i mirëpritur të kontribuojë.

Linku i faqes është:  https://www.gofundme.com/launch-ledians-business-dreams

Po përsa i përket startupit/ platformës prej së cilës ju jeni bërë i njohur? Çfarë po ndodh me të?

WeAreAlbania ka qenë aktualisht në proces ripërpunimi dhe po mendojmë që të përmirsojmë ato gabime që bëmë në fillim si dhe së shpejti do të zgjerohet në një projekt me të gjerë që shpresojmë do të këtë impaktin që dëshirojmë në treg.

Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë financimi dhe pranimi. Të jesh pjesë e një industrie si startupet në moshë kaq të vogël është shumë sfiduese dhe e lodhshme, por që në fund shpërblehet.

Lexoni: WeAreAlbania, startup-i i vetëm shqiptar në garën për të rinjtë sipërmarrës në Shkup

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos ndalo së mësuari, sepse jeta nuk ndalon së të mësuari.”
— Brian Tracy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0