AMF, pajis me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve nëpërmjet e-Albania - Business Magazine Albania

AMF, pajis me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve nëpërmjet e-Albania

automjeteve
~5 minuta lexim

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t’u pajisur me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ka mundësuar ofrimin e disa shërbimeve elektronike në kohë reale nëpërmjet portalit e-Albania.

Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik e lëshuar nga shoqëritë e sigurimit do të raportohet në kohë reale në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t’u mundësojë qytetarëve të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm.

Qytetarët do të marrin në kohë reale në portalin e-Albania, informacionin e nevojshëm që lidhet me:

  • Vlefshmërinë e policës së sigurimit;
  • Historikun e sigurimit të mjeteve në pronësi të qytetarit;
  • Historikun e dëmeve të mjeteve motorike;
  • Njoftimin për përfundimin e afatit të policës së sigurimit.

Verifikimi i policës së sigurimit motorik

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Verifikimi i policës së sigurimit motorik”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik mund të kërkojë nëpërmjet kësaj platforme dokumentin me vulë elektronike, që vërteton se pronari i këtij mjeti ka lidhur kontratën e sigurimit të detyrueshëm motorik. Dokumenti i gjeneruar nga e-Albania përmban:

  • Të dhëna për mjetin motorik, si nr. shasie, targë, lloji i mjetit, modeli, viti i prodhimit;
  • Të dhëna për pronarin e mjetit dhe përdoruesin e tij;
  • Të dhëna për policën aktive të sigurimit, si kodi i raportimit, numër serie, vlefshmëria dhe lloji i policës së sigurimit.

Nëpërmjet këtij shërbimi qytetarët sigurohen në kohë reale se janë të pajisur me një policë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm motorik, duke shmanguar rastet e keqinterpretimeve apo abuzimeve.

Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike”, qytetarit i shfaqen mjetet që ka aktualisht në pronësi ose ka patur në pronësi. Për çdo mjet të zgjedhur për një periudhë kohore 7-vjeçare, me kërkesë të qytetarit shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin. Dokumenti me vulë elektronike përmban të dhëna për çdo policë sigurimi që lidhet me këtë mjet motorik, si kodi i raportimit, shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit, vlefshmërinë e policës së sigurimit, primin e paguar për policën e sigurimit, targën, specifikat e mjetit, etj. Ky dokument zyrtar u shërben qytetarëve, si atyre rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe atyre brenda vendit për të vërtetuar mbulimin me sigurim të detyrueshëm motorik për një periudhë të caktuar përgjatë 7-vjeçarit të fundit.

Historiku i dëmeve të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i dëmeve të mjeteve motorike”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik dhe është bërë shkaktar i një aksidenti rrugor, mund të kërkojë nga kjo platformë për një periudhë 7-vjeçare pas datës së aksidentit, të dhënat që lidhen me aksidentin ku është përfshirë mjeti i tij. Kjo vlen për të gjitha mjetet në pronësi të tij brenda kësaj periudhe kohore. Dokumenti me vulë elektronike, që gjenerohet nga e-Albania përmban disa të dhëna, si datën e aksidentit, të dhënat e mjetit, llojin e dëmit, vlerën dhe statusin aktual të dëmshpërblimit. Ky shërbim u mundëson qytetarëve të pajisen me një dokument zyrtar, i cili mund të përdoret si për qytetarët rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve brenda vendit.

Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit

Shërbimi elektronik “Njoftimi për përfundimin e policës së sigurimit” do të realizohet nëpërmjet dërgimit të mesazhit në seksionin “mesazhet e mia” në e-Albania. Në këtë mënyrë, çdo pronar i mjetit motorik njoftohet për përfundimin e policës së sigurimit, 15 ditë përpara afatit të përcaktuar si datë mbarimi. Kjo shërben për t’i ndërgjegjësuar qytetarët, duke i dhënë atyre kohën e nevojshme për të rinovuar brenda afatit policën e sigurimit të detyrueshëm motorik.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dija është fuqi vetëm kur përdoret.”
— Dale Carnegie
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0