Ambasadori i Be Gonzato reagon pas të dhënave të Cens. Nga ato përcaktohet… - Business Magazine Albania

Ambasadori i Be Gonzato reagon pas të dhënave të Cens. Nga ato përcaktohet…

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, i ka quajtur të dhënat të cilat dalin nga procesi i Censit, thelbësore për procesin e integrimit.

Në fjalën e tij në një aktivitet që po mbahet me qëllim publikimin e të dhënave, Gonzato u shpreh se informacioni i saktë i dalë nga ky proces, ka rëndësi pasi në bazë të tyre, për venet të cilat janë tashmë anëtare të Unionit, përcaktohet numri i votave në institucionet e BE dhe kontributet financiare, “Censi siguron të dhëna mbi të cilat ndërtohen politikat.Censi është i rëndësishëm edhe në kontekstin e bisedimeve në integrimin në BE.

Lexo: Publikohen rezultatet e CENSIT 2023, Ja sa banorë ka Shqipëria

Informacioni i saktë dhe i besueshëm është thjeshtë thelbësor. Informacioni përcakton numrin e votave të vendeve anëtare në institucione dhe kontribuitet financiare që do të jepen”, u shpreh ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0