Amazon e mobilon shtëpinë tuaj nga kamera e telefonit

Amazon e mobilon shtëpinë tuaj nga kamera e telefonit


Amazon ka prezantuar një funksion të ri realitetin e shtuar (AR), në aplikacionin Amazon që ju jep mundësinë blerësve të vizualizojnë produktet në shtëpinë e tyre përpara se të vendosin t’i blejnë ato.

Dëshironi të vendosni një kolltuk të ri në dhomën e ndenjes, por nuk dini ku? Thjesht futuni në aplikacionin e Amazon, aktivizoni kamerën AR dhe boom: Ju mund të shikoni realisht se ku duket më mirë kolltuku, duke e parë në telefon.

Lexoni: Dronët e Amazon do të skanojnë shtëpinë tuaj për t’ju shitur produkte të tjera

AR është një trend që po rritet ndërkohë që teknologjia po bëhet e zakonshme, kjo falë punës së Apple dhe Google.  Gjigandi i produketve për shtëpinë Ikea ofroi një nga aplikacionet e para duke përdorur ARKit-in e ri për klientët e saj në shtator, ndërsa Google u bashkua me Wayfair për të treguar një funksionalitet të ngjashëm për telefonat Tango në një version celular të Chrome në konferencën e I/O në maj.

Amazon po sjell strategji të reja për ta bërë blerjen e produkteve akoma dhe më të thjeshtë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0