"Amazon do të falimentojë". E thotë vet Jeff Bezos - Business Magazine Albania

“Amazon do të falimentojë”. E thotë vet Jeff Bezos


Jeff Bezos themeloi Amazon në vitin 1994. Që atëherë, kompania është shndërruar në një gjigant teknologjik –  më e vlefshmja – dhe e ka bërë atë njeriun më të pasur në kohën moderne.

Por miliarderi është i bindur se Amazon do të falimentojë. Në pesë vitet e fundit ai e ka përmendur tashmë tre herë se vdekja e kompanisë është e pashmangshme.

Komente të tilla janë mjaft të pazakonta për një Drejtor Ekzekutiv të një kompanie kaq të madhe. Njerëzit që udhëheqin zakonisht flasin pozitivisht për të ardhmen e biznesit të tyre.

Në 2014, Bezos ka thënë se kompanitë e mëdha mbijetojnë vetëm “disa dekada”

“Kompanitë kanë jetëgjatësi të shkurtër … edhe Amazon një ditë nuk do të ekzistojë më”, tha ai.

Kur e pyetën nëse ishte i shqetësuar, Bezosi u përgjigj: “Nuk jam i shqetësuar sepse e di që nuk mund ta parandaloj. Kompanitë vijnë dhe shkojnë”.

Megjithatë, ai shpreson se Amazon do të japë frymën e saj të fundit pas vdekjes së tij.

Amazon mbushi 25 vjet javën e kaluar. Po i afrohet etapës 30-vjeçare me hapa të mëdhenj.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0