Amazon ka dhuruar 1 milion dollarë për Fondacionin Wikimedia, një fond që e mban aktive enciklopedinë Wikipedia.
Në një deklaratë për shtyp, Fondacioni Wikimedia, organizata jofitimprurëse që drejton Wikipedia, tha se donacioni i Amazon pasqyron një rritje të kompanive që përdorin përmbajtjen e faqes duke i dhënë para për ta mbajtur atë. Wikipedia mbështetet fuqimisht në donacionet dhe kontributet e përdoruesve.
Truri dixhital i Amazon, Alexa përdor Wikipedia si një nga shumë burimet për të t’ju përgjigjur pyetjeve. Amazon tha se ekipi i Alexa dhe Fondacioni Wikimedia ndajnë të njëjtin qëllim: të bëjnë më të thjesht gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit.
Amazon ka shtuar aftësinë për të dhuruar në Wikipedia përmes komandave me zë. Pasi tha frazën, “Alexa, dhuro për Wikipedia”, ndihmësi dixhital ka ndjekur hapat dhe ke verifikuar se sa do të donte të jepte përdoruesi.
/GeekWire
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.