Amazon, 96 miliard dollarë shitje në vetëm tre muaj - Business Magazine Albania

Amazon, 96 miliard dollarë shitje në vetëm tre muaj

Ndërsa njerëzit në të gjithë botën zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe të blejnë online, teksa pandemia vazhdon, Amazon ka arritur një rekord shitjesh të të gjithë kohërave. Të enjten, më 29 tetor, kompania njoftoi se shitjet ishin rritur me 37% për tremujorin e kaluar, duke fituar një rekord prej 96.2 miliardë dollarë. Shifrat zbuluan një fitim prej 6.3 miliardë dollarë, shifër e cila raportohet të jetë rreth tre herë më e lartë se fitimi gjatë të njëjtës periudhë të tremujorit të tretë të vitit 2019.

LEXO: Gati 20,000 punëtorë të Amazon janë prekur nga Covid-19

Themeluesi i Amazon dhe personi më i pasur në botë, Jeff Bezos tha në një deklaratë: Ne kemi patur më shumë klientë se kurrë më parë, të cilët blejnë dhurata për festat e fundvitit që po afrojnë dhe mesa duket do të jetë një sezon i paparë pushimesh. Amazon vazhdimisht ka parë rritje të mëdha në shitje gjatë gjithë pandemisë, ndërsa dyqanet e tjera detyruar të mbyllen dhe miliona njerëz kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhme.

Që nga fillimi i vitit, Amazon ka rekrutuar më shumë se 400,000 punonjës të rinj për të përballuar kërkesat në rritje. Sidoqoftë, kompania u kritikua në lidhje me masat anti-Covid, pasi më shumë se 19,000 punonjës u infektuan me koronavirus. Që atëherë Bezos ka prezantuar një sistem testimi për stafin, si dhe një numër masash paraprake të ndryshme.

UNILAD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart

Subtotal: 4,990.00L

View cartCheckout

1