AMA: për kreditë në mikrofinancë nuk parashikohet shtyrje e afatit të pagesave - Business Magazine Albania

AMA: për kreditë në mikrofinancë nuk parashikohet shtyrje e afatit të pagesave

mikrofinancë

Nga Moratoriumi i Kredive të mandatuar nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, për shtyrjen e ripagimeve të kredive deri më 31 maj 2020, institucionet financiare Anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, kanë shqyrtuar dhe procesuar më shumë se 30 mijë kërkesa për shtyrje me një vlerë totale prej afërsisht 70 milionë Euro.

Por shoqata e Mikrofinancës bën të ditur se institucionet e mikrofinancës nuk janë të përfshira në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e dytë të kësteve të kredive deri më 31.08.2020, të cilat u janë lënë për aplikim dhe vendimmarrje vetëm bankave të nivelit të dytë. Ndaj ajo fton klientët që të rifillojnë pagesat e kësteve pranë sporteleve të institucioneve ose nëpërmjet kanaleve alternative të pagesave dhe rrjeteve të agjentëve.

Shoqata vëren se, “institucionet e mikrofinancës po kontribuojnë në mbështetjen e bizneseve të vogla, fermerëve dhe familjeve shqiptare, të ardhurat e të cilëve janë impaktuar nga kufizimet e aktivitetit ekonomik që po kalon vendi. Këto institucione kanë krijuar lehtësime të shumta për të mundësuar rikthimin në normalitet të aktivitetit të bizneseve dhe aktivizimin e konsumit për familjet shqiptare”.

Shoqata thekson gjithashtu, se “brenda mundësive dhe kapaciteteve tona, do të shqyrtojmë rasti pas rasti kërkesat për shtyrje të kredive për klientët që ndodhen në vështirësi, për t’u dhënë asistencën e nevojshme. Dera e mikrofinancës mbetet e hapur për fermerët, bizneset e vogla dhe individët, qofshin këta klientë ekzistues apo potencialë, me qëllim kalimin së bashku të kësaj sprove ekonomiko-financiare të krijuar nga pandemia COVID-19”.

Lexo: Banka e Shqipërisë: Shtyhen këstet e kredisë edhe për tre muaj

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet mikrofinanciare më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, Fondi Besa, Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania, Kredo.Al , NOA sha, UniFin SHKK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0