Alpha Bank Albania takime me partnerët e biznesit në të gjithë Shqipërinë - Business Magazine Albania

Alpha Bank Albania takime me partnerët e biznesit në të gjithë Shqipërinë


Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit me partnerët e vetë të biznesit, gjatë muajit shtator dhe tetor, Alpha Bank Albania ka organizuar aktivitete në qytetet Korçë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Shkodër.

Ditën e mërkurë, më 12 tetor 2016, drejtuesit ekzekutivë dhe përfaqësues të Alpha Bank Albania organizuan takimin me bizneset e Tiranës pranë “Hotel The Plaza Tiranë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, tha: “Misioni i Bankës është që të jemi një partner i besueshëm për të gjithë klientët tanë, duke krijuar një marrëdhënie të bazuar në besim, respekt dhe sinqeritet, marrëdhënie që zhvillohen në lidhje të fortë afatgjatë. Vizioni ynë është të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme produktet dhe shërbimin tonë, për të plotësuar nevojat tuaja dhe të kontribuojmë në rritjen e cilësisë së jetës tuaj.”

Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën edhe me të dhënat financiare të Alpha Bank Albania, ku deri në Gusht të këtij viti totali i aktiveve ishte 533 milionë Euro; totali i kredive ishte 258 milionë Euro; totali i depozitave ishte 419 milionë Euro; kapitali ishte 83.9 milionë Euro, ndërsa fitimi operativ arriti në 3.8 milionë Euro.

Këto rezultate tregojnë se Alpha Bank Albania është një bankë e shëndetshme, e mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë, që ka kontribuar dhe kontribuon jo vetëm në qëndrueshmërinë e sistemit bankar, por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare me plotësimin e nevojave financiare të individëve e bizneseve me produkte dhe shërbime bankare e financiare nga me të ndryshme. Falë ekspertizës vendase si dhe mbështetjes ndërkombëtare nga Grupi Alpha Bank, më shumë se 244 mijë klientë kanë gjetur në Alpha Bank Albania një bankë të besueshme, që ofron shërbime të personalizuara, të zhvilluara enkas për përmbushjen e nevojave afatshkurtër dhe afatgjatë, për individë dhe për biznese.

Përgjatë takimit, klientë të ndryshëm të bankës dhanë ide dhe sugjerime të ndryshme mbi produktet dhe shërbimet financiare të ofruara nga Alpha Bank Albania, me synim zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies së suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet klientëve dhe Bankës.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti si edhe produkte financimi për individët dhe bizneset. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe më shumë se 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0