AllWeb, zbulon 3 folësit e parë - Business Magazine Albania

AllWeb, zbulon 3 folësit e parë

Konferenca e Marketingut Digjital AllWeb, e cila zhvillohet më 2 Nëntor në Tiranë prezanton 3 folësit e parë. Ata janë: sipërmarrës, ekspertë, autorë librash dhe CEO & bashkëthemelues  i AnotheReality | ndihmon kompanite drejt botes virtuale | autor librash & profesor.

Lorenzo Cappanari është një sipërmarrës, profesor dhe autor librash. Që në moshën 8 vjeçare, ai u apasionua pas programimit dhe video-lojërave, një pasion i injektuar nga babai i tij.

I diplomuar me vlerësimet më të larta në Administrim Biznes, karriera e tij nisi në Departamentin e Marketingut dhe Shitjeve në korporatën e elektroshtëpiakeve “Indesit”.

Si menaxher i profilit të lartë Lorenzo ka shëtitur botën duke drejtuar degë të ndryshme të kompanisë. Gjatë punës në Amerikën Latine Lorenzo u prezantua rastësisht me shpikjen e “Google Glass”, size, të cilat kanë të injektuara teknologjinë. Sipas tij, kjo do të ishte e ardhmja.

Rezervoni biletën Early Bird për vetëm 100 Euro.

Fredrik Haren, eksplorues i kreativitetit. Folës mbi Inovacionin & Kreativitetin. Autor librash.

Mamaja ishte mësuese, ndërsa babai muzikant. Kombinojini këto të dyja dhe do t’ju dalë një folës profesionist. Kështu e nis historinë e tij Fredrik Haren, një sipërmarrës, autor librash dhe folës në mbi 200 evente në mbarë botën.

Në vitin 1993, Fredrik u prezantua për herë të parë me internetin dhe fuqinë revolucionare të tij. Më pas, në 1995 dorëzoi temën e tij të diplomës me titull “Interneti dhe Marketingu”, i cili më pas u shndërrua në një libër, ndër të parët në Suedi me këtë tematikë.

Fredrik iu bashkua një kompanie interneti, ku më vonë u bë 20% zotërues i saj dhe arriti ta zgjeronte, duke e shndërruar nga një kompani me 1 punonjës në 60 të tillë brenda pesë vitesh.

Ai u bë folës profesionist në moshën 27 vjeçare. Sot ka mbi 25 vite eksperiencë mbi supe. Ai ka ndarë skenën me personalitet si Richard Branson, Seth Godin dhe Marcus Buckingham në më shumë se 2000 fjalime në 70 vende të botës.

 

Zineb Layachi

Themelues @ Raise the Runway | BashkeThemelues @ PitchSLAP – Get your investor pitch checked | Brand Champion @ SEAL Metrics

Zineb Layachi është një nga personalitetet më të njohura në fushën e marketingut, shitjeve dhe eksperte në çështjet e eksperiencave të konsumatorit dhe marketingut. Ajo është trajnere në fushën e lidershipit dhe komunikimit. Ajo është bashkëthemeluese e “PitchSLAP”, një biznes i cili jep udhëzime për startup-et e teknologjisë për t’u siguruar që bizneset e mira të mos mbeten të pafinancuara, vetëm sepse ata bëjnë një prezantim të keq të idesë së tyre.

Motoja e Zineb është “Fillo atëherë kur nuk ndihesh gati” dhe ajo i sugjeron kompanive t’u kushtojnë vëmendjen maksimale klientëve të tyre. Në fund të fundit, njerëzit blejnë nga njerëzit.

Layachi është autore podcast-esh dhe ofron njohuritë e saj për sipërmarrës kudo në botë.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë duke ndikuar në skenën shqiptare të Biznesit Digjital, Marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare / Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shpallen në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0