ALLWEB ALBANIA - EVENT PËR ATA QË PUNOJNË & JETOJNË “DIXHITAL” - Business Magazine Albania

ALLWEB ALBANIA – EVENT PËR ATA QË PUNOJNË & JETOJNË “DIXHITAL”

ALLWEB ALBANIA

Ky artikull është pjesë e edicionit ekskluziv të Newsletter-it të Business Mag për t’ju informuar mbi folësit e shpallur deri më sot të AllWeb. Është viti i pestë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të biznesit dixhital.

I nisur si një event me synim edukimin e tregut mbi industrinë e marketingut dixhital në vitin 2012 në Shkup dhe në vitin 2016 në Tiranë, tashmë ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 2 Nëntor tek Katedralja Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”.

Pas 2 vitesh ndryshimesh rrënjësore në përqasjen tonë si njerëz ndaj teknologjisë, në epokën ‘post-covid’ jemi të ndërgjegjshëm se përveç marketingut dixhital tashmë ne po flasim për një stil të jetuari dixhital.

Ne komunikojmë, punojmë, ndërveprojmë & jetojmë në një mjedis të ndërthurrur mes botës fizike dhe asaj dixhitale.

Ndaj fokusi i prezantimeve këtë vit dhe spektri i folësve eshte më i zgjeruar duke sjellë risi në përmbajtje. Disa nga temat e përfshira në këtë edicion do të trajtojnë:

Digital marketing

+ Web3

+ Metaverse

+ Creativity

+ Content creation

+ Business strategy

+ User experience

+ Analytics

Më shumë se 250 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët drejtuesit e nivelit të lartë në biznes, sipërmarrës vizionarë, inovatorë, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e komunikimit dhe PR, persona që punojnë në media, drejtues të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha, konsulentë biznesi, studentë e të rinj të apasionuar ndaj inovacionit etj.

Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q & A (pyetje-përgjigje) dhe panele për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me sfidat e përbashkëta në tregjet rajonale e më gjerë.

Biletat janë të vlefshme me Zbritje Early Bird

…edhe për pak ditë!

Pjesa e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.

Njihuni me disa nga folësit e konferencës:

Lorenzo Cappannari. CEO & bashkethemeles i AnotheReality | ndihmon kompanite drejt botes virtuale | autor librash & profesor

Lorenzo është një sipërmarrës, profesor dhe autor librash. Që në moshën 8 vjeçare, ai u apasionua pas programimit dhe video-lojërave, një pasion i injektuar nga babai i tij.

I diplomuar me vlerësimet më të larta në Administrim Biznesi, karriera e tij nisi në Departamentin e Marketingut dhe Shitjeve në korporatën e elektroshtëpiakeve “Indesit”.

Si menaxher i profilit të lartë Lorenzo ka shëtitur botën duke drejtuar degë të ndryshme të kompanisë. Gjatë punës në Amerikën Latine Lorenzo u prezantua rastësisht me shpikjen e “Google Glass”, size, të cilat kanë të injektuara teknologjinë. Sipas tij, kjo do të ishte e ardhmja.

Rezervoni biletën Early Bird për vetëm 100 Euro.

Fredrik Haren. Eksplorues i kreativitetit. Folës mbi Inovacionin & Kreativitetin. Autor librash. 

AllWeb

Mamaja ishte mësuese, ndërsa babai muzikant. Kombinojini këto të dyja dhe do t’ju dalë një folës profesionist. Kështu e nis historinë e tij Fredrik Haren, një sipërmarrës, autor librash dhe folës në mbi 200 evente në mbarë botën.

Në vitin 1993, Fredrik u prezantua për herë të parë me internetin dhe fuqinë revolucionare të tij. Më pas, në 1995 dorëzoi temën e tij të diplomës me titull “Interneti dhe Marketingu”, i cili më pas u shndërruar në një libër, ndër të parët në Suedi me këtë tematikë.

Fredrik iu bashkua një kompanie interneti, ku më vonë u bë 20% zotërues i saj dhe arriti ta zgjeronte, duke e shndërruar nga një kompani me 1 punonjës në 60 të tillë brenda pesë vitesh.

Ai u bë folës profesionist në moshën 27 vjeçare. Sot ka mbi 25 vite eksperiencë mbi supe. Ai ka ndarë skenën me personalitet si Richard Branson, Seth Godin dhe Marcus Buckingham në më shumë se 2000 fjalime në 70 vende të botës.

 

ZINEB LAYACHI. Themelues @ Raise the Runway | BashkëThemelues @ PitchSLAP – Get your investor pitch checked | Brand Champion Metrics 

AllWeb

Zineb Layachi është një nga personalitetet më të njohura në fushën e marketingut, shitjeve dhe eksperte në çështjet e eksperiencave të konsumatorit dhe marketingut. Ajo është trajnere në fushën e lidershipit dhe komunikimit. Ajo është bashkëthemeluese e “PitchSLAP”, një biznes i cili jep udhëzime për startup-et e teknologjisë për t’u siguruar që bizneset e mira të mos mbeten të pafinancuara, vetëm sepse ata bëjnë një prezantim të keq të idesë së tyre. Motoja e Zineb është “Fillo atëherë kur nuk ndihesh gati” dhe ajo i sugjeron kompanive t’u kushtojnë vëmendjen maksimale klientëve të tyre. Në fund të fundit, njerëzit blejnë nga njerëzit.

Layachi është autore podcast-esh dhe ofron njohuritë e saj për sipërmarrës kudo në botë.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Pelpina Trip – Trajnere Smartphone Video/Folëse/Autore

Pelpina është krijuese e videove, trajnere, folëse dhe autore ndërkombëtare bestseller. Misioni i saj është t’u japë kompanive instrumentin e duhur, njohuri dhe besim për të krijuar video për sipërmarrjen, video efektive dhe që angazhojnë audiencën.

Ajo e bën këtë përmes trajnimeve online, komunikimit, coaching, këshilla të personalizuara dhe me librat e shkruar. Por, më e rëndësishmja, ajo bën shumë video. Çdo ditë ajo është para ose pas kameras (zakonisht smartfonit të saj). Për më tepër, ajo vazhdimisht shkarkon dhe teston App-et e fundit për video, duke e mbajtur një sy hapur në trendet më të fundit të prodhimit të videos.

Pavlo Pedenko – Senior Product Manager.

Ai ka punuar më parë si Menaxher për Rritje tek Preply dhe Menaxher Produkti tek MacPaw. Krahas punës së tij të përditshme, Pavlo bashkëthemeloi fondacionin KOLO – një fondacion bamirës, që mbështet ushtrinë ukrainase.

Ai është themelues i Global Hack Weekend, hakatoni më i madh në Europe. I interesuar në Edtech dhe Algoritmet.

Nxitoni të rezervoni biletën tuaj Early Bird për vetëm 100 Euro.

Faton Sopa – Bashkëthemelues/CEO Manaferra Inc.

Me një diplomë master në Digital Marketing & aftësi të fituara për programim, Fatoni ka ndihmuar qindra biznese të rriten online që kur ishte 15 vjeç. Duke përdorur aftësinë e tij në Digital Marketing, ai ndihmon bizneset në shumë industri si, edukim, publikime, eCommerce dhe udhëtime, duke përdorur fuqinë e SEO dhe Analytics, për të krijuar vlerë për njerëzit.

Në 2014 bashkëthemeloi “Manaferra”, një agjensi e specializuar në konsulencë për SEO, Analytics, Digital PR dhe Content Marketing.

Ai është gjithashtu autor i podkastit “Mjeshtërimi i edukimit në marketing”.

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, dhe biletat ju lutem vizitoni www.allweb.al

# # # # #

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0