Alibaba do të punësojë 5,000 punonjës pasi pandemia po rrit kërkesën për shërbime cloud - Business Magazine Albania

Alibaba do të punësojë 5,000 punonjës pasi pandemia po rrit kërkesën për shërbime cloud

Alibaba e Kinës do të shtojë 5,000 vende pune në departamentin e saj të teknologjisë cloud deri në fund të vitit, pasi kriza e koronavirusit ka ndikuar në rritjen e  kërkesës për transmetim, thirrje video dhe ruajtje të të dhënave. Vendet e reja të punës do të jenë në fushat përfshirë rrjetet, bazat e të dhënave, serverët, çipat dhe inteligjencën artificiale, tha kompania. Alibaba ( BABA ) është ofruesi më i madh i cloud në Azi dhe ofruesi i tretë më i madh në botë, sipas firmës kërkimore Gartner.

“Rrugëtimi i transformimit dixhital për bizneset në Kinë, i cili më parë pritej të zgjaste tre deri në pesë vjet, tani ka të ngjarë të përshpejtohet dhe të përfundojë brenda një viti.” Jeff Zhang, presidenti i Alibaba Cloud Intelligence, tha në një deklaratë.

Shpallja e vendeve të punës vjen pasi Alibaba u angazhua në prill të shpenzojë 200 miliardë juanë (28 miliardë dollarë) gjatë tre viteve të ardhshme për të ndërtuar më shumë qendra të të dhënave. Të ardhurat nga cloud në gjigantin e teknologjisë u rritën në 40 miliardë juanë (5.7 miliardë dollarë) në vitin fiskal 2020, një rritje prej 62% gjatë një viti më parë.

Papunësia është rritur gjatë pandemisë. Por ka akoma kompani që punësojnë mes paqëndrueshmërisë  ekonomike pasi ndryshimi i zakoneve të konsumatorit detyrojnë firmat të operojnë në industri të larmishme për të përthithur talentin.

Kroger ( KR ) , Dollar General dhe Aldi janë ndër ndërmarrjet ushqimore dhe ato të shitjes me pakicë që punësojnë punëtorë. Ekzistojnë pozicione të hapura në kontraktorin e mbrojtës Raytheon ( RTN ) dhe në firmën farmaceutike GlaxoSmithKline ( GLAXF ) . Në industrinë e teknologjisë, PayPal ( PYPL ) , Epic Games dhe Riot Games kanë rritur punësimin.

Amazon ( AMZN ) , Microsoft ( MSFT ) dhe pronari i Google Alphabet ( GOOGL ) janë të gjithë lojtarët kryesorë në cloud, i cili i referohet ofrimit të shërbimeve informatike si ruajtja, bazat e të dhënave, softueri dhe analitika nëpërmjet internetit.

Microsoft ka qindra pozicione pune të hapura që lidhen me shërbimin e tij të cloud Azure, sipas reklamave në LinkedIn, platforma e mediave sociale e blerë prej saj në vitin 2016, ndërsa Amazon liston mijëra vende pune të reja në faqen e saj të internetit. Google ka qindra vende te reja pune në shërbimet cloud.

Firma e softuerit amerikan VMware ka 1.350 vende të reja pune në të gjithë botën, shumë prej të cilave janë në shërbime cloud – një përparësi punësimi për kompaninë. Kërkesa për shërbime në cloud po rritet gjithnjë e më shumë në nivel global, pasi më shumë njerëz punojnë dhe ndjekin mësimin online nga shtëpia gjatë pandemisë së Covid-19. Disa universitete janë duke u përgatitur të ofrojnë leksione online gjatë vitit të ardhshëm, dhe shumë janë në kërkim të ofruesve të shërbimit të menaxhimit të kopjeve të të dhënave të tyre.

Google Meet, shërbimi video-komunikues i kompanisë, ka parë një rritje prej 30 herë në përdorim që nga janari, duke shtuar rreth 3 milion përdorues të rinj dhe duke kryer 3 miliardë thirrje video çdo ditë.

Slack ( WORK ) , një platformë komunikimi e cila përdor Shërbimet Web Amazon si ofruesin e saj të preferuar të cloud, shtoi 12,000 klientë që paguajnë dhe 90,000 organizata të reja në tre muajt e fundit. Cisco ( CSCO ) dhe Zoom ( ZM ) gjithashtu kanë parë një rritje të përdorimit të mjeteve të tyre të bashkëpunimit në punë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0