Ali Agjah Beu, filantropi nga Elbasani që dha gjithë pasurinë e tij për arsimin - Business Magazine Albania

Ali Agjah Beu, filantropi nga Elbasani që dha gjithë pasurinë e tij për arsimin


Unë Ali Agjah Beu, sot ditën e martë me katër të qershorit të motit njëmijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë, i shëndoshë nga menda, po ashtu nga trupi, me vullnetin e plotë t’emin, po shfaqi në këtë testament të nëshkruem prej meje e prej dëshmuesve, sa të gjithë mallin tem që do të lë mbas vdekjes, përveç shtëpisë që kam në Elbasan, e kushtoj për arsimin e bir e bisave të Shqipërisë…

Kështu nis testamenti i patriotit elbasanas.

Ali Agjah Bej Biçakçiu, Lindi në Elbasan në vitin 1870. Ai dhe familja e tij ishin pjesëmarrës aktivë në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane që parapriu shpalljen e Pavarësisë. Ai ishte firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Elbasanit më 25 nëntor 1912.

Pak ditë më parë Agjah Bej Biçakçiu u vlerësua nga Partnerët Shqipëri me Çmimin special pas vdekjes “Pionieri i Filantropisë”. Motivacioni ishte: Për kontributin e shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar, duke shënuar rastin e parë filantropik në Shqipëri të dhurimit të të gjithë pasurisë në shërbim të arsimit.

Atdhetar, mbështetës i arsimit kombëtar, dhurues e bamirës, dhuroi për arsimin kombëtar me testament gjithë pasurinë e tij, prej afro 100 000 napolona flori. Ai shënon rastin e parë filantropik kur një mirëbërës shqiptar ia kushton gjithë pasurinë e tij arsimit.

Në qytet u ndërtua godina e shkollës, e cila sot mban emrin e tij. Ajo njihet ndryshe si shkolla e kuqe. Materialet e tullat për ndërtimin e saj erdhën nga Italia, duke mundësuar edhe sot një arkitekturë që e dallon.

Drejtoresha e Shkollës flet për këtë rast. “Ali Agjah është një nga firmëtarët e pavarësisë dhe një figurë e çmuar, që i ka lënë arsimit shqiptar një pasuri mjaft të madhe. Kjo është ndërtimi i kësaj shkolle. Themeli i saj daton në 1913, por me lënien e pasurisë nga Ali Agjah,  filantrop i shquar dhe nga më të rrallët, vazhdë e familjes Baholli që dhuroi bibliotekën, bëri të mundur ndërtimin e godinës. Me testament ai cilëson se nuk është objekt lumture pasura dhe saktëson se, ua lë pasurinë time në qafë atyre që kanë fatet e atdheut në dorë. Për këtë arsye u ngrit komisioni i zbatimit të testamentit. Testamenti u zbatua dhe arriti përfundimin në vitin shkollor ‘37-‘38. Kjo shkollë hapi dyert për nxënës nga të dyja shkollat: Agimi dhe Zgjimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0