Zgjerohet rrjeti ALBtelecom i fibrës optike: mbi 100 mijë linja në të gjithë vendin! - Business Magazine Albania

Zgjerohet rrjeti ALBtelecom i fibrës optike: mbi 100 mijë linja në të gjithë vendin!

Rrjeti fiks i ALBtelecom arrin më shumë se 100,000 linja në fibër nëpërmjet teknologjisë GPON, në një kohë rekord, duke u konsoliduar si kompania me rrjetin më të gjerë të fibrave optike në vend.

ALBtelecom e nis vitin 2022, me një kapacitet të shtuar teknologjik, duke arritur 105,000 linja nëpërmjet GPON, teknologjisë më të mirë të disponueshme, të cilat u implementuan në një kohë rekord në të gjithë vendin.

Skuadra teknike e ALBtelecom ka punuar me përkushtim maksimal dhe intensivisht për të sjellë për abonentët e saj, investimin në rrjetin e linjave në fibër, përmes teknologjisë GPON, duke siguruar rritje të cilësisë së shërbimit.

“Jam shumë krenare, që kemi arritur një target mjaft ambicioz në një kohë rekord, mbi 100 mijë linja GPON, në të gjithë Shqipërinë.” – u shpreh Znj. Bilgen Aldan, Drejtoresha Ekzekutive e ALBtelecom. “Pavarësisht sfidave të pandemisë si dhe sfidave të shumta në terren, skuadrat teknike të ALBtelecom arritën të shtojnë kapacitetet e linjave të fibrës optike, duke ofruar më shumë cilësi për abonentët dhe një avantazh në treg.” – shtoi Znj. Aldan gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të kompanisë dhe bashkëpunëtorë.

ALBtelecom zotëron një rrjet të fibrave optike prej 4500 km fibër optike, shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Këto zhvillime të fundit e konsolidojnë ALBtelecom si operatori lider në treg për kapacitetet e lidhjes së internetit përmes fibrës optike, ku Tirana mban peshën kryesore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0