AlbaniaTech në “Startop”. Panelistët njihen me platformat që ndihmojnë start-upet - Business Magazine Albania

AlbaniaTech në “Startop”. Panelistët njihen me platformat që ndihmojnë start-upet

Katër ide të reja u prezantuan në puntatën e tetë të “Startop”, projekt i mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Paneli këtë të shtunë përbëhej nga sipërmarrësit Shkëlzen Marku e Marjus Bushi, zv. dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Martin Serreqi dhe Besard Kadia,  zv. ministër i  Ekonomisë dhe Financave. Ndër të tjera panelistët u njohën edhe me projektin e AlbaniaTech, platforma që bën bashkë të gjithë start-upet shqiptare për t’i dhënë jetë ekosistemit. 

Projekti i parë që u prezantua ishte “Triple City Incubator and Accelerator”, i cili ka si qëllim ndërtimin e një ekosistemi për sipërmarrjen, kreativitetin dhe inovacionin.

Përfaqësuesja e Universitetit Barleti, Bora Panajoti tha se projekti mbështet start-upe, biznese të vogla apo ekspertë të huaj dhe vendas duke ofruar infrastrukturë moderne,  shërbime profesionale dhe platformë virtuale.

Projekti i dytë ishte “Zyra Inovative Bulqizë”, ku të rinjtë kanë mundësinë që të shprehin idetë e tyre të reja dhe  çfarë duan nga qytet.

Ramiz Alia, koordinator projektesh në bashkinë Bulqizë u shpreh se me mbështetjen e ministrisë, u ndërmor projekti “Zyra inovative Bulqizë”, ku përfituan shumë të rinj të cilët mund të paraqisnin idetë e tyre.

Morena Çupi është një prej të rinjve që u bë pjesë dhe prezantoi projektin e një blogu që promovon qytetin.

Projekti i tretë që u prezantua në studio përmban emrin “Art dhe zeje në kujtesë”, të cilat janë produkte artizanale që prodhohen nga kromi i Bulqizës.

Suajb Prethi dhe Geralda Gjikola theksuan se tradicionalja nuk humbet nga moda dhe se do të jetë në progres.

“Kromi e identifikon qytetin e Bulqizës dje ne duhet t’i japim një ngjyrim tjetër, duke marrë parasysh që punimi është i vështirë si fillim duhet që të pastrohet, i jepet forma dhe kthehet në formë sfere”, thanë ata.

Projekti i katërt që u prezantua ishte platforma “Albania Tech”, i cili ka për qëllim të bëjë bashkë sipërmarrësit nga i gjithë ekosistemi shqiptar i sipërmarrjes.

I ftuar në studio Gerti Boshnjaku tha se të rinjtë që duan të marrin informacione për startup-et mund të futen në faqe dhe të marrin njohuritë e nevojshme.

“Ne jemi duke u përmirësuar, deri tani janë 170 startape që janë në databazë, ekosistemi ka marrë formë, e gjen të gjithë informacionin këtu, sepse platforma ka një kalendar, çdokush  që ka dëshirë të marrë informacion, do të ketë mundësi ta marrë atë. Arritje është pjesa e integrimit me ‘diell room’-in, synimi është të shtojmë ndërveprimin, kemi nisur të bashkëpunojmë si platformë me aktorë të ndryshëm dhe të organizojmë evente të përbashkëta”, tha Boshnjaku.

AlbaniaTech është e para platformë në Shqipëri sa i përket identifikimit të star-upeve dhe informacioneve më të fundit nga fusha e sipërmarrësve të rinj. Nëpërmjet ekosistemit që ka krijuar AlbaniaTech synon të fuqizojë të gjithë sipërmarrëasit e rinj dhe t’i ofrojë atyre një rrjet ku nuk mund të krijojnë lidhje të reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0