Albanian Excellence themelon çmimin “Hero Covid ‘19”. Në  mbrëmjen Gala nderohen 21 ekselentët e këtij viti pandemik - Business Magazine Albania

Albanian Excellence themelon çmimin “Hero Covid ‘19”. Në  mbrëmjen Gala nderohen 21 ekselentët e këtij viti pandemik

Albanian Excellence

Në praninë e 130 personaliteteve të vendit, me kontribut të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, edukimit, menaxhimit publik, artit, sipërmarrjes, themeluesja e Albanian Excellence, Flora Nikolla shpalli çmimin “Hero Covid ‘19”. Kjo nismë u prezantua mes emocionesh. Emocione që erdhën përmes prezantimit përmbledhës të gazetares së emisionit “Open”, Eni Vasili, e cila në pak minuta solli mes të pranishmëve të gjithë panoramën, emocionet, sfidat dhe dramën e pandemisë. Përmes këngës, artistë si Eva Golemi dhe Kreshnik Zhabjaku, sollën emocionet e nevojës për të qenë bashkë edhe kur jemi në distancë.

Emocionet shoqëruan çdo moment të kësaj mbrëmje, të nisur me Hymnin Kombëtar, si një ftesë për të qenë të bashkuar. Ndërsa ftesa për të gëzuar festat e fundvitit, edhe pse shumë prej nesh janë larg njëri-tjetrit, erdhi përmes “Silent Night”, këngë e sjellë nga Kreshnik Zhabjaku dhe Dëshira Ahmeti, duke e sjellë këtë këngë, të kënduar në sheshe të qyteteve të rëndësishme të botë dhe në Shqipëri, kënduar prej tyre, por edhe fëmijëve.

Kjo mbrëmje, solli në vëmendjen tonë shembujt dhe modelet më të mira, duke ndarë së bashku refleksione përmes vlerave të individëve e grupeve, vlera që mund të na ndihmojnë të vijojmë më tej këtë rrugë të vështirë.

Albanian Excellence rikujtoi se si nisëm të jetojmë ndryshe.

Një mbrëmje e gjatë, ku u vlerësuan personalitete të spikatur në shëndetësi, arsim, edukim, në art, media dhe në fushën e biznesit me çmimin “Të jesh lider në kohë pandemie”.

Më poshtë gjeni personalitetet dhe institucionet e ekselencës për 2021

Eni Vasili, Drejtuese e Emisionit Open, shpallet “Lider eskselent në menaxhimin mediatik në kohën e Pandemisë Covid 19”.

Si gazetare, ajo ka treguar angazhimin, devotshmërinë dhe fokusin për të sjellë në çdo transmetim live ngjarjet, historitë dhe analizat rreth pandemisë. Eni edhe në atë mbrëmje ishte në transmetim live.  Çmimin i saj u tërhoq nga zonja Vera Bekteshi, fizikante e shkrimtare e njohur, mike shumë e mirë e Eni Vasilit.

2-Spitali Amerikan: Lider Ekselent në Menaxhimin e Cilësisë së Shëndetit gjatë Pandemisë Covid 19”.

I krijuar 15 vite më parë, ka qenë një promotor i rëndësishëm i jetës pandemike dhe një lider i padiskutueshëm në sektorin privat në Shqipëri. Me një staf të kualifikuar mjekësh, ky spital arriti që gjatë pandemisë të menaxhonte më së miri situatën e krijuar. Spitali Amerikan u përfaqësua nga Dok. Lida Shosha, e cila ia dedikoi atë sakrificës së të gjithë mjekëve shqiptarë.

3- Në fakt për  Doktoren e Shkencave Lida Shosha, pati një surprizë, pasi Albanian Excellence  e vlerësoi atë si individ: “Lider ekselent në shërbimin ndaj pacientit”. Kjo bazuar në shpirtin e saj human, guximin e fortë për të ndërhyrë me operacione edhe në raste “innoperabili” thënë në gjuhën mjekësore. Ajo është një nga kirurgët më të njohura në Shqipëri, një njeri me fuqi dhe zemër të madhe dhe e mori cmimin po ashtu nga një personalitet, zonja e madhe e këngës shqiptare Irini Qirjako.

3-Federata Mjekët Shqiptarë Europë: “Lider ekselent i burimeve njerëzore në dobi të shëndetit gjatë pandemisë Covid ‘19”

Në mbrëmjen Gala, mjekësia ishte kryefjala. Pandemia tregoi sa shumë mjekë shqiptarë kemi në mbarë botën. Manelbardhët shqiptarë në botë, ditë pas dite ndihmuan në konturimin e protokolleve mjeksore. Ata ishin bashkë me ne, pavarësisht se kishin një jetë tjetër në jashtë vendit.

Dr. Aurora Dollenberg, shpirti dhe zemra e këtij grupimi dha një mesazh gjatë mbrëmjes për pjesëmarrësit, ndërsa Prof. Dok. Kita Sallabanda dhe Dr. Skënder Brataj ua dedikuan këtë çmim mjekëvë që kanë humbur jetën në krye të detyrës për shkak të pandemisë. Pjesë e mbrëmjes Gala ishin edhe mjekë shqiptarë të mbërritur nga nga Spanja, Franca dhe Greqia.

Brigite Pitarka “Lider në menaxhimin ekselent në shërbim të pacientëve gjatë  pandemisë Covid 19”.

Edhe farmacisti nuk mund të ishte indiferent në pandemi. Brigite Pitarka ishte në terren duke iu gjendur gjithkujt që ka patur nevojë edhe me ndihma humanitare deri sa vuri në rrezik edhe jetën e nënës së saj. Ajo nuk i rezistoi Covid-it të sjellë në shtëpi nga Brigitë, pikërisht për shkak të kontakteve që Brigitë kishte me të sëmurët që po ndihmonte. Pitarka është drejtuese Teknike e CFO Farma, një nga kompanitë lider në përballimin e Covid 19. Ajo e mori cmimin nga Ermira Causholli, gazetare, producente, pjesë e Albanian Excellence nga viti 2015

Credo.al  Lider Ekselent në menaxhimin cilësor të përgjegjësisë sociale Pandemisë Covid 19”

Gjatë pandemisë ishte e vështirë të mbaheshin dyert hapur. Shumë individë e familje mund të kishin nevojë për financim. Por, me dëshmitë e tyre, njerëzit kanë treguar se kanë arritur të marrin financime të vogla për zgjidhje emergjente.

Kredo.al si një kompani FINTECH vuri theksin tek veprimtaria e saj e bashkëpunimit me komunitetin Start-Up, duke përkrahur çdo risi dhe inovacion teknologjik që lidhet me profilin e një kompanie FINTECH. Pikërisht për këtë Kredo.al me drejtuese Arlinda Muja u vlerësua nga Albanian Excellence.

“Nehemia Gateway” “Lider ekselent në edukim dhe në ndihmë për komunitetin  në kohë Pandemie COvid  19 ”

Edukimi ishte një nga sfidat më të mëdha të periudhës së pandemisë. Të përgatitur apo jo, u desh që fëmijët tanë të mësojnë online. Mësuesve iu desh të ishin mësues dhe psikologë. Mesazhet e tyre shpesh ishin motivuese, me plot urime dhe pas këtyre mesazheve mbërrin detyrat dhe informacionet e nevojshme për t’u përthitur nga nxënësit.

Albanian Excellence përzgjodhi Nehemia Gateway, një korpus univeristar në Buçimas të qytetit të Pogradecit, që e nisi udhën 30 vite më parë, duke pranuar se vlerësimet duhej të ishin shumë në fushën e arsimit.

Kjo shkollë është një institucion dije për fëmijët, të cilët kryejnë të gjitha ciklet nga kopështi në univeristet në, por edhe një ndihmë e madhe për fëmijët në nevojë. Drejtorja Ekzekutive e Nehemia Gateway, Herolinda Shkullaku foli për durimin, punën e palodhur dhe qëndrimin edhe në kohë të vështira në Shqipëri të themeluesit dhe familjes së tij. Një personalitet në fushën e edukimit ua dorëzoi cmimin. Ajo është zonja Brunilda Paskali, aktualisht Këshilltare për çështjet sociale pranë Presidentit të Republikës,  pjesë e Albanian Excellence nga viti 2015.

Anila Kalleshi : “Lider në menaxhimin e shëndetit dhe mirëqënies në kohë pandemie  Covid 19 ”.

Në dy vitet e fundit ne kemi pasur vëmendje të shtuar ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe kujdesit për veten. Anila Kalleshi, dietologe klinike mori vlerësimin e Albanian Excellence për angazhimin e shtuar në këtë periudhë, përmes trajtimeve, informimeve të vazhdueshme të qytetarëve rreth mirëushqyerjes. Kalleshi ka marrë një sërë formimesh në fushën e nutricionin dhe stilit të jetesës dhe është fituese e një morie vlerësimesh në shumë vende të planetit. Kontributin e saj e vlerësoi edhe Grazia Mazza, mjeke dermatologe, e cila i dorëzoi çmimin.

Frederika Arti Martesor: Lider në zhvillimin e jetës estetike të shqiptarëve gjatë Pandemisë Covid 19

Salla e mbrëmjes gala ishte arreduar bukur nga një zonjë e rrallë e me një dashuri të madhe brenda vetes së saj:  Frederika Toli Muço. Vitrina e saj me 3 fustane nusesh në rrugën Myslym Shyrri është pa emër dhe me një kureshtje enigmatike…

Por, Frederika Muco, studentja e arteve figurative shquhet për mjeshtërinë artistike dhe talentin e rrallë, të cilin e zbuloni edhe në atelienë më të veçantë në Tiranë. Me linja tepër të veçanta, elegante, chic, romantike, detaje unike që të çojnë në shek. e 18. Individualiteti i saj është pasqyruar me profesionalizëm në setet e saj fotografike në Paris, Barcelonë, Venecia, Gjirokastër, Butrint, Apolloni. Punën nuk e ndali as gjatë pandemisë me shpresën dhe optimizmin për të sjellë sadopak gëzim në zemrat e shqiptarëve. Ajo ka celebruar ëndrrat e mijëra vajzave në 30 vite aktivitet, përmes ideve gjithnjë të reja dhe duke punuar pa u ndalur nën siglën “Frederika Arti Martesor”.

Eva Golemi  “Lider ekselent në artin shqiptar gjatë pandemisë Covid 1”9

Në kohën kur çdo gjë u paralizua artistët nuk e lanë artin. Pamë për herë të parë koncerte dhe kompozime këngësh online. Eva Golemi realizoi këngën “Dua më shumë Shqipërinë”. Ajo u vlerësua me çmimin e Albanian Excellencë dhe performoi për të ftuarit në mbrëmjen Gala.

Silvana  Kulla Lider në menaxhimin e biznesit  ndërkombëtar gjatë Pandemisë Covid 19

Shumë sipërmarrje ndaluan gjatë pandemisë. Por, Silvana Kulla ndaloi për të nisur një maratonë. Ajo vendosi të zgjerojë aktivitetin e saj në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut dhe zgjodhi të punojë me partner lokalë, duke bërë pjesë të biznesit klientët më të mirë të saj.

Silvana ka revolucionarizuar industrinë e mobilerisë në Shqipëri dhe në rajon. Prej vitit 2008 ajo sjell pajisjet dhe teknologjitë më të mira në fushën e përpunimit të gurit, drurit dhe xhamit. Falë këtyre investimeve, sot dhjetëra mobileri në vend, eksportojnë jashtë. Madje, furnizojnë brande ndërkombëtare të hoteleve. Në mbrëmjen Gala, ajo e mori çmimin nga z. Arti Mako, Drejtori Komercial i AGNA Group, mentor i saj.

Edlira Harizi  : “Lider në kujdesin ndaj pacientit dhe kujdesin shëndetësor ndaj Pandemisë Covid 19”.

Edlira Harizi, Shefe e Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit  dhe Presidente e Urdhërit të Mjekëve në Durrës, është personalitet në fushën e saj. Një pikë referimi për pacientët dhe me një shpirt të madh human. Për qytetarët e Durrësit ajo është sinonim i spitalit të qytetit të tyre.

Titujt dhe gradat janë shumë për dr. Edlira Harizi, por titullin më të lartë dhe vlerësimin më të madh ia kanë dhënë qytetarët e vendit të saj të lindjes. Asaj iu dha çmimi nga një njeri i rrallë në fushën e neurologjisë shqiptare, një vlerë të këtij vendi, bashkëudhëtare e karrierës së Doktoreshë Harizit, e shpallur nga Albanian Excellence si “Zonjë që bën Shqiptarinë” në vitin 2019. Ajo është dok. prof. Jera Kruja.

Shef Artur Jella  “Lider në menaxhimin e kuzhinës tradicionale shqiptare gjatë Pandemisë Covis 19

Pjesë e vlerësimeve të mbrëmjes ishte edhe Shefi i kuzhinës z.Artur Jella. Përtej kornizave nuk gjejmë vetëm piktorët, artistët apo edhe sipërmarrësit më të mirë. Edhe një shef kuzhine plot fantazi, që njihet si kuzhinieri rebel. Prej 15 vitesh jeton në Spanjë, ndërsa ka dhënë ndihmën e tij për të paktën 180 restorante në të gjithë botën.

Sot jeton në një nga qytetet më të bukur të Spanjës në Valencia, ku ka edhe dy restorantet e tij “Shija”. Artur Jella është i bindur që tryeza më e mirë është ajo që ka prodhimet e vendit tënd. Për dhënien e çmimit, Albanian Excellence ftoi në skenë një mik të kahershëm z.Muharrem Çobo. Në vitin 2014 ai ka qenë pjesë e Librit “Berati Histori Suksesi” dhe më pas është zgjedhur sërish si sukses në vitin 2016. Edhe në tryezat e mbrëmjes Gala u servir prej tij vera  Çobo.

Albana Fico : Lider në menaxhimin ekselent të shëndetit të populates gjate Pandemisë Covid 19

Albana Fico ishte një pikë referimi për qytetarët me angazhimin e saj publik në fushën e shëndetësisë.

Prej pak javësh znj. Fico është emëruar Drejtore e Qëndres Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” pas shumë sfidave që ka kaluar në mënyrë ekselente. Ajo është e specializuar në mjekësinë interne, pulmonologji dhe kujdesin kritik.

Zonja Fico mban titullin Doktor në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë, ku jep edhe mësim. Ajo është anëtare e Komisionit të Shëndetësisë në Akademinë e Shkencavë të Shqipërisë.

Flora Masurica Durmishi : Lider në zhvillimin e jetës multifunksionale të zonjave shqiptare gjatë Pandemisë Covid 19

Një jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me gazetarinë, nje jetë pranë mikrofonit për të treguar e analizua jetën e zonjave shqiptare kudo janë, një seriozitet absolut në punë, familje dhe në shoqëri.

Është zonja Flora Masurica Durmishi, gazetaja e mirënjohur e  Radio Kosovës, e shpallur në vitin 2019 nga Albanian Excellence “Zonjë që bën Shqiptarinë”.

Është këtu sot për të treguar se gjatë pandemisë puna e saj shkoi pëtej gazetarisë duke qenë një mentore e përkushtuar e jetës politike të zonjave shqiptare.

Shpresa Gashi, soprano e mirënjohur e të gjithë shqiptarëve i dorëzoi çmimin mikes së saj.

Daklea Shtylla Xinxo: Lider në menaxhimin ekselent të shëndetit të moshës së vjetër gjatë pandemise Covid 19

Është një vilë plot dritë e rrethuar me gjelbërim pranë Kasharit në Tiranë, ku jetojnë të moshuar e ku kujdesi e pastërtia janë prioritet i stafit të kësaj strehëze, krijuar me shumë dashuri nga zonja Dakle Shtylla.

Pandemia Covid 19, ishte një kërcënim i hapur për moshën e tretë, por kujdesi i stafit të kësaj qëndre bëri që asnjë banor i kësaj shtëpia të mos ndërronte jetë për arsye të Covid.

Lejda Troci: Lider në humanizëm dhe në ruajtjen e lidhjeve me Shqipërinë gjatë pandemisë Covid 19

Gjatë kushteve të vështira të Pandemisë së Covid 19, jo pak shqiptarë treguan humanizmin e tyre përmes ndihmave dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë,

Lejda Troci, me banin më Florida, SHBA ka firmën e saj të veshjeve, ka ndërtuar jetën e saj atje, por ajo asnjëherë nuk e ka harruar qytetin e saj të lindjes, Durrësin, pavarësisht se iku që herët prej tij.

Ajo asnjëherë nuk e ka harruar Motër Anna Roberts, italianen që jeton prej vitit 1991 në Durrës dhe Dom Altin Shabanin, Misionar i Gjakut të Krishtit. Ai, nga viti 2017 është famulltar i Mamurrasit dhe Zhejës.

Të dy me Lejdën, kanë ndjekur shumë vite më parë grupin e të rinjve në shtëpinë e Motrave në Durrës. Nga ajo kohë, distanca asnjëherë nuk i ka ndarë.

Dom. Altin Shabani e tërhoqi çmimin nga zonja Joni Braho

Spitali Universitar Shefqet Ndroqi: Lider Ekselent në menaxhimin e shëndetit të popullatës gjatë pandemisë Covid 19

Nuk do të mjaftonte vetëm një spital. Struktura dhe stafe të tjera mjekësore u vunë në dispozicion në luftës ndaj pandemisë. Spitali Universitar Shefqet Ndroqi u kthye në një spital të Trajtimit të Covid. Ai shërbeu me këtë fokus deri në qershor të këtij viti. Mijëra pacientë të trajtuar dhe shumë humbje jete. Një luftë me armikun e padukshëm.

Në emër të këtij spitali, çmimi u tërhoq nga Dr. Silvana Bala, drejtoreshë e Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi dhe Alma Cani Ansary, nëndrejtoreshë dhe shefe e këtij spitali.

Çmimin ua dorëzoi një dëshmi e gjallë e punës së tyre, botuesi Fatmir Toçi.

Fatmir Toçi: Lider Ekselent në fushën e botimeve gjatë pandemisë Covid ’19.

Shumë prej nesh kemi dashur të shkruajmë libra, të hedhim kutjimet tona në letër. Por, patjetër kjo do të mund të vinte së pari nga një botues me mendje e zemër të ndritur. Z. FAtmir Toçi, ka sjellë të gjitha përjetimet e tij të 50 ditëve të trajtimit në spital librin “Ditari i përballjes me Coronavirusin”.

Ai është një nga botuesit më në zë në Shqipëri nga viti 1991. Sfidues i shumë barrierave në jetën e tij si botues dhe politikan.

Albana Muçaj: Lider ekselent në menaxhimin e mirëqënies së fëmijëve në kohën e pandemisë Covid ‘19”

Edhe kur shkollat u mbyllën, sipërmarrjet private në fushën e edukimit do të duhej të mbylleshin. Hapja graduale riktheu pjesërisht angazhimin në punë. Megjithatë, Albana nuk e refletoi këtë tek punonjësit e saj, duke I trajtuar ato financiarisht njësoj. Edhe në kushtet e larta të përhapjes së pandemisë Qendra Multifunksionale Kallz arriti të kujdeset për fëmijët e të rinjtë në shumë aspekte të edukimit, përmes kurseve online, kampeve verore, programeve day-care etj. Për më tepër, kjo kohë u shfrytëzua nga qendra për të sjellë shërbime e produkte të tjera, si një revistë dedikuar prindërve dhe fëmijëvë “ Kallzat.com” dhe platform e mësimit online “Kallz e-learning”. Për të gjitha këto arritje, çmimi iu dorëzuar nga ish ministri i Financave Arben Malaj.

Erion Veliaj  “Lider ekselent në menaxhimin e situatës komplekse të pandemisë në Tiranë”.

Të gjitha hallkat e shoqërisë që i cilësuam më lart duheshin alternuar edhe nga një qendër, nga një pikë e rëndësishme që ishte Bashkia Tiranë.

Të ndalosh qarkullimin e njerëzve dhe njëkohësisht çdo gjë të jetë funksionale: lëvizjet, leje, kontrollet, pengesat, furnizimet në shtëpi, pastrim e dezinfektimin e qytetit, të ndihmosh të pastrehët në kushte pandemie, shkurt të konturosh të gjithë jetën totalisht në kushte rreziku.

Sherbimet e qenësishme, si farmaci dhe supermarkete duhej të qëndronin të hapura. Kompani të tjera do të transferonin punën në shtëpi.

Të gjitha këto ndodhën menjeherë. Si një familje, edhe qyteti më i madh i vendit duhej të riorganizohej dhe pse i mbyllur. Dhe Tirana funksionoi.

Çmimi u tërhoq nga Nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti, të cilës ia dorëzoi një ish Nënkryetare Bashkie, sot këshilltare e Presidentit për Çështjet Sociale: Brunilda Paskali.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0