Albana Vrioni, renditet mes 15 Executive and Business Coach më të mirë në Bruksel për vitin 2024 - Business Magazine Albania

Albana Vrioni, renditet mes 15 Executive and Business Coach më të mirë në Bruksel për vitin 2024

Brukseli shquhet për përzierjen e tij unike të kulturave, historinë e pasur dhe rolin e tij si qendër për politikën dhe biznesin ndërkombëtar. Me arkitekturën mbresëlënëse, duke filluar nga ndërtesat mesjetare, te strukturat moderne dhe jetën e tij kulturore të gjallë, që përfshin artin dhe gastronominë, Brukseli është një vend që frymëzon dhe sfidon banorët dhe vizitorët e tij. Qyteti është i njohur, jo vetëm për diversitetin dhe ngrohtësinë, por edhe për frymën e tij të inovacionit dhe rritjen e vazhdueshme. Në këtë mjedis dinamik dhe gjithnjë në zhvillim, coaching është bërë një mjet thelbësor për zhvillimin personal dhe profesional. Coaching, jo vetëm që mbështet individët në rrugën e tyre drejt suksesit, por gjithashtu kontribuon në forcimin e komunitetit në tërësi. Në vitin 2024, Brukseli krenohet me një përzgjedhje mbresëlënëse ne zhvillimin e kompetencave drejtuese dhe sipërmarrëse, duke ofruar një sërë specialitetesh për të përmbushur nevojat e ndryshme të qytetit. Në artikullin e Influence Digest, janë prezantuar 15 Coaches më të mirë në Bruksel, secili duke sjellë ekspertizën dhe aftësitë e tyre unike. Në listë është Albana Vrioni, Executive and Business Coach shqiptare me përvojë 30-vjeçare në fushën e transformimit dhe zhvillimit.

Nga coaches të specializuar në lidershipin dhe tranzicionet e karrierës, tek ata që fokusohen në diversitetin dhe mirëqenien, këta profesionistë janë të përkushtuar për të ndihmuar klientët e tyre të arrijnë qëllimet profesionale dhe të kapërcejnë sfidat e lidhura me to. Nëpërmjet punës së tyre, këta coach, jo vetëm që lehtësojnë rritjen personale dhe profesionale, por gjithashtu promovojnë një komunitet më të fortë dhe më koheziv.

Albana Vrioni është Executive and Business Coaching, me ekspertizë në rritjen gjenerative dhe biznesit, organizatës dhe drejtuesve të tyre. Puna e saj fokusohet në inovacionin e biznesit, duke ofruar përqasje gjenerative të lidershipit dhe menaxhimit tranformues të organizatave. Ajo mbështet drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të transformojnë vizionin e tyre në realitet, të kapërcejnë sfidat, të inovojnë bizneset e tyre dhe të krijojne rritje të qëndrueshme.

Fushat e saj të këshillimit dhe coaching përfshijnë strategjinë e ndryshimit transformues, zhvillimin e ekipit të lidershipit, strategjinë e zhvillimit organizativ për transformimin dixhital, zhvillimin e biznesit për rritje gjeneruese dhe zhvillimin personal për vetëudhëheqje dhe përmbushje. Në një postim të saj në LinkedIn, ajo shprehet se, “Është përmbushëse të shoh punën time si Coach që ndihmon drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të transformojnë vizionin e tyre në realitet, të kapërcejnë sfidat dhe të arrijnë rritje të qëndrueshme”.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për Albanën, ju ftojmë të vizitoni profilin e saj në LinkedIn.

Më poshtë 15  Coaches, të renditur nga Influence Digest.

Albana Vrioni

Amélie Beerens

Ann Van de Perre

Cedric Couvreur

Gail Rego

Hanan Echamouti

Ifen Chiang Gyselinck

Karlyne Marie-Rose Kanuma

Monika Ray

Philippe R. Declercq

Philippe Rosinski

Rym Hassaïne

Sylviane Cannio

Tahmid Chowdhury

Virginie Hamtiaux

Ju mund të lexoni këtu më shumë për profilet e tyre profesionale  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0