AKSK dhe ACTI lidhin marrëveshje për të fuqizuar sigurinë kibernetike dhe inovacionin në Shqipëri - Business Magazine Albania

AKSK dhe ACTI lidhin marrëveshje për të fuqizuar sigurinë kibernetike dhe inovacionin në Shqipëri

Ditën e djeshme, nën frymën e një bashkëpunimi të ndërsjellë, u nënshkrua Marrëveshja e parë e Bashkëpunimit midis Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Igli Tafa dhe Këshillit Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin, (ACTI), i përfaqësuar nga Anëtari i Bordit Drejtues z.Gentian Likaj.Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt, inovativ dhe të qëndrueshëm digjital, përmes promovimit të sigurisë kibernetike, si dhe fuqizimit dhe zhvillimit profesional të të rinjve në këtë fushë.

Lexo edhe: Si ACT NOW po e lidh ekosistemin rajonal të inovacionit/Kushtrim Shala: Po ndërtojmë urat për Shqipërinë Digjitale

Për të arritur qëllimin e mësipërm të kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi, palët synojnë të bashkëpunojnë në fushat e mëposhtme:
-Hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e edukimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike;
-Organizimin e programeve të trajnimit dhe certifikimit profesional në bashkëpunim me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë;
-Zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e inovacionit teknologjik dhe ndarjen e praktikave më të mira.

Ky partneritet vjen në një moment kyç për zhvillimin digjital të Shqipërisë, dhe është vetëm hapi hapi i parë drejt realizimit të objektivave të ACTI-t duke pasqyruar një përkushtim të përbashkët për t’i dhënë prioritet sigurisë kibernetike dhe krijimit të një ekosistemi ku inovacioni teknologjik gjen terren të shëndetshëm për rritje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0