Akademia e Imazhit të Punëdhënësit edhe në Shqipëri - Business Magazine Albania

Akademia e Imazhit të Punëdhënësit edhe në Shqipëri

Akademia e Imazhit

Çfarë është Employer Branding?

Kompania juaj ka një imazh punëdhënësi, pavarësisht nëse e keni kuptuar ju këtë gjë apo jo. Imazhi i punëdhënësit është identiteti i një kompanie. Ndërkohë që zhvillohet epoka digjitale, tërheqja e talenteve nga punëdhënësit bëhet jo vetëm më e vështirë, por edhe më e rëndësishme. Departamentet e Burimeve Njerëzore janë nën presion për të lundruar midis gjeneratave dhe teknikave të reja të rekrutimit.

Por, sa të aftë janë punëdhënësit/kompanitë për të tërhequr, rekrutuar dhe mbajtur punonjës idealë?

Për një promovim efektiv të imazhit, kompania mund të tërheqë punonjës aktualë dhe të ardhshëm vetëm nëse ka një strategji të vendosur. Strategjia e imazhit të punëdhënësit duhet të jetë e vërtetë, e besueshme, e rëndësishme dalluese dhe frymëzuese. EBA – Employer Branding Academy ndihmon pikërisht në ndërtimin dhe zbatimin e kësaj strategjie.

Lexo: ALBtelecom në transformim të vazhdueshëm digjital për të përmirësuar eksperiencën e abonentëve

Pse Imazhi i Punëdhënësit është i rëndësishëm?

Imazhi i punëdhënësit ka të bëjë me përcaktimin dhe shprehjen e cilësive që do ta bëjnë kompaninë tuaj zgjedhjen ideale për talentin që ju nevojitet për të patur sukses. Dhe EBA – Employer Branding Academy, ju mbështet në çdo hap të rrugës duke ju ndihmuar të përktheni njohuritë e talenteve në propozime tërheqëse të punësimit dhe krijimin e strategjive të komunikimit, që do t’i bëjnë kandidatët më të mirë të trokasin në derën tuaj.

Pse UNIVERSUM?

Universum, ka mbi 30 vjet përvojë në lehtësimin e aftësisë të punëdhënësve për të tërhequr, rekrutuar dhe mbajtur punonjës idealë.

Si mund të ndihmojë biznesin tuaj Employer Branding Academy?

Me ndihmën e një imazhi të fortë të punëdhënësit, kompania juaj do të jetë në gjendje të rrisë numrin e aplikantëve cilësorë, të ulë kostot tuaja për rekrutim dhe të diferencohet nga konkurrentët. Krijimi i një imazhi tërheqës të brendshëm dhe të jashtëm kërkon të kuptuarit e nevojave dhe dëshirave të talentit dhe kompanisë. Cilat janë pritjet në karrierë të talentit të sotëm? Cilat janë objektivat strategjike të kompanisë tuaj?

Regjistrohuni këtu!

Duapune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0