Akademia e Biznesit ALBtelecom mbyllet me sukses me diplomimin e 25 profesionistëve të rinj - Business Magazine Albania

Akademia e Biznesit ALBtelecom mbyllet me sukses me diplomimin e 25 profesionistëve të rinj

Akademia e Biznesit të ALBtelecom ka diplomuar  25 profesionistët e saj, përmes një ceremonie të mbajtur në ambientet e zyrave qendrore të kompanisë. ABA është pjesë e rëndësishme e programit të menaxhimit të talenteve të kompanisë,  i cili fokusohet në zhvillimin e profilit të një lideri në ALBtelecom.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, u festua përfundimi me sukses i ciklit studimor të Akademisë së Biznesit për brezin e 6-të,  me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të kompanisë, lektorë e punonjës.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Z. Ervin Shpori i dorëzoi çmimin “Studenti më i mirë”  punonjëses Luna Gaçi, ndërsa Znj. Irida Bonati, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme dhe Drejtore e Grupit Operacional, shpalli çmimin “Skuadra më e mirë” e përbërë nga punonjëset Diana Lami, Eliverta Sinoimeri, Euglena Vranici, Luna Gaçi dhe Rediana Gjyli, përfaqësuar me projektin e biznesit “ALBtelecom ParkON”. Të gjithë studentët që ndoqën këtë akademi u pajisën me diploma të certifikuara.

Me një kurrikul të pasur studimore në fusha si financa, marketingu, komunikimi, sjellja organizative, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lidershipi, të trajtuara nga personalitete të lëndëve përkatëse, programi i plotë i Akademisë konsistoi në 10 module dhe 2 TEDtalk.

ALBtelecom vijon mbështetjen punonjësve në fushën e biznesit përmes Akademisë së vet, duke kombinuar kështu njohuritë teorike me praktikën. Kjo sinergji e natyrshme mes studentëve dhe profesorëve me përvojë i ka dhënë një vlerë të veçantë këtij programi.

Akademia e Biznesit ALBtelecom

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0