Forumi për Iniciativa Qytetare, informon për fitorën e ideatorit kosovar Besart Konushevci në garën rajonale për “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” që u organizua në Kolasin, Mal të Zi në datat 26-29 Korrik nga Balkan Green Foundation, me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund.
Platforma “Akademia”, e konceptuar dhe zhvilluar nga Konushevci parasheh ndërtimin e një startup-i teknologjik në Kosovë dhe vendet shqipfolëse të rajonit, që do të ndalojë plagjiaturën në sistemin akademik të Kosovës duke mbështetur hulumtimet shkencore dhe duke zvogëluar mbeturinat nga përdorimi i letrës.
Ky do të jetë aplikacioni i parë i këtij lloji në Ballkan që do të shërbejë si mjet për identifikim të plagjiaturës.
Platforma “Akademia” është përzgjedhur në mes të 18 ideve rajonale si një ndër projekt-propozimet më të mira, që sjell ndryshime konceptuale të sistemit akademik të Kosovës.
Lexo: “Inhalator” shpikja e kosovarit nga Peja mbrohet me patentë
Platforma do të mbështetet financiarisht me 10.000 $ nga Rockefeller Brothers Fund dhe 2.500 euro nga FIQ.
Platforma “Akademia” u përzgjodh si njëra nga tre idetë më të mira në garën rajonale të organizuar prej FIQ “Ide Biznesi – Të Gjelbërta dhe Inovative 2017”. Dy ide të tjera garuese në këtë garë ishin edhe “DYVO” e zhvilluar nga Nikki Murseli dhe “Rrënjët tona” e ideuar nga Fisnik Kuqi.
“DYVO” është një sipërrmarje sociale, që ka për qëllim dizejnimin e aksesorëve të përditshem, nga ato trupore e deri tek ato shtëpiake, përmes ripërdorimit të mbetjeve të qelqit ndërsa “Rrënjët tona” është një sipërmarrje sociale, që ka për synim kultivimin e këpurdhave Oyster përmes riciklimit të kafesë.
FIQ e zhvillon garën “Plane biznesi – të gjelbërta dhe innovative” që nga viti 2012, me qëllim nxitjen e sipërmarrjes sociale, ekonomisë së gjelbërt dhe punësimit lokal. Ai është një fondacion që promovon filantropinë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Lexo: Drejtoresha e HAKO-s: “UNË DO TË DOJA SHUMË QË FILANTROPIA TË MOS BËRTITEJ”
Burimi: rtv21.tv
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.