"Inhalator" shpikja e kosovarit nga Peja mbrohet me patentë - Business Magazine Albania

“Inhalator” shpikja e kosovarit nga Peja mbrohet me patentë


I vendosur afër derës në një dhomë të qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Pejë, një aparat me disa gypa tani është shpikja më e re e dokumentuar edhe në letra. Ky aparat quhet ‘Inhalator’ dhe është shpikje e qytetarit nga Peja, Smajl Mulaj.

Smajli, baba i pesë vajzave, me profesion elektriçist, punon që nga viti 1999 në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Pejë ku mirëmban pajisjet elektrike.

Puna që bënte në këtë qendër e kishte shtyrë Smajlin të shpikte këtë aparat pasi kishte parë dobësinë e aparateve të llojit të tillë që gjenden aty.

“I kam parë dobësitë e aparateve të vegjël dhe më ka lindur ideja të krijoj një pajisje tjetër, inhalator me funksion më të mirë. Koha për ndërtimin e këtij aparati ka qenë një muaj deri në një muaj e gjysëm deri sa i kam gjetur elementet lidhëse”, ka thënë ai.

Edhe pse Smajli kishte ndërtuar këtë aparat ai nuk e kishte ditur që ndërtimi i tij ishte shpikje e re, derisa e kishte dërguar në këtë qendër.

Smajli thotë se ky aparat të cilin e kishte shpikur ka efekt shumë më të mirë sesa inhalatorët e tjerë dhe sipas tij këtë gjë e kanë vërtetuar edhe vetë pacientët dhe mjekët.

Ndonëse Smajli ka marrë patentën për këtë aparat, ai thotë se është edhe një hap i rëndësishëm që duhet bërë.

“Hapi i radhës për të vazhduar këtë inhalator është mbrojtja ndërkombëtare e patentës e cila ka një kosto që për mua është e papërballueshme, mbi 10.000 € dhe për të cilën kam bërë kërkesë, por nuk kam mbështetje. Në Kosovë e kam mbrojtjen për 20 vite, por nëse unë nuk e siguroj këtë mbrojtje, dikush mund të ma vjedhë idenë dhe ta përvetësojë e ta bëjë në ndonjë vend tjetër. Nëse e marr këtë mbrojtje unë kam menduar të prodhoj edhe të tjerë ndërsa për të dalë në treg ky aparat koston do ta kishte 500 euro, që do të mbulonte shpenzimet e prodhimit”, ka deklaruar ai duke treguar se kishte bërë kërkesë edhe tek kryetari për ta mbështetur.

Ai thotë se ka bërë disa kërkesa në MASHT tek departamenti për shkencë dhe teknologji për mbështetje, por s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Shpikja e pejanit që po shëron mijëra pacientë

Shpikja e pejanit që po shëron mijëra pacientë

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 19 juin 2017

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0