AirPods cilësohen si të dëmshme për shëndetin e njeriut, ja pasojat... - Business Magazine Albania

AirPods cilësohen si të dëmshme për shëndetin e njeriut, ja pasojat…


Kompania më e madhe teknologjike, Apple së fundmi ka zëvëndësuar kufjet e zakonshme me tel me ato me wireless për telefonin Iphone7, të ashtuquajturat AirPods.

AirPods kanë zgjuar shumë interes tek njerëzit, ato janë të cilësisë së lartë, rezistente ndaj ujit, të lehta për t’u mbajtur dhe nuk kanë nevojë për tela. Gjithashtu për të folur më tej për këtë shpikje, ka folur shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook i cili gjatë prezantimit të iPhone 7, tha se këto kufje janë hapi i parë drejt të ardhmes së wireless-it.

Por, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pajisje mund të kenë një ndikim shkatërrues në shëndetin e njeriut.

Të fuqizuar nga teknologjia e Bluetooth-it, AirPods transmetojnë valë me intensitet të ulët në vesh. Studimet tregojnë se me kalimin e kohës, këto valë dobësojnë barrierën ndërmjet gjakut dhe trurit, që është i rëndësishëm për të mbajtur larg toksinat kimike.

“Po luajmë me zjarrin”, tha dr. Joel Moskowitz, profesor tek Shkolla e Shëndetit Publik UC Berekely.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se afër trurit po vendosim një pajisje që emëton vale, duke e rritur rrezikshëmrinë në trupin tonë. Por, ende nuk është përcaktuar frekuenca ekzakte që këto kufje me Bluetooth emetojnë. Ndërkohë inxhinierët dhe drejtuesit e marketingut të Apple-it insistojnë se emetimet e valëve janë brenda rregullave të vendodura nga Komisioni Federal i Komunikacionit.

Por, një nga hulumtuesit më të mëdhenj në botë në fushën e rrezatimit të telefonave celularë, Dr. Leif Salford thotë se celularët mund të jenë më të dëmshme nëse mbahen pak larg nga koka (kur flasim me zë të lartë) se sa kur e vendosim tek veshi (kur bëjmë ndonjë telefonatë).

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0