Agjencitë më me ndikim të marketingut dhe eventeve të vitit 2019, mes tyre një shqiptare - Business Magazine Albania

Agjencitë më me ndikim të marketingut dhe eventeve të vitit 2019, mes tyre një shqiptare


Kush po e influencon industrinë e marketingut dhe eventeve (Meeting industry) më shumë në vitin 2019?

Edicioni i 5-të i rubrikës “Njerëzit më me ndikim” të Revistës Kongres analizon kush ka ndikuar më shumë në industrinë e marketingut dhe eventeve në Europë në vitin 2019.

Bordi editorial ka realizuar konkursin që nga viti 2014, duke shtuar vazhdimisht rekomandime të reja nga planifikuesit e njohur të eventeve europiane. Janë vlerësuar më shumë se 185 ndikues në Europën Qendrore dhe Jug-Lindore pas shqyrtimit të pikave kryesore nga industria e takimeve në vitin 2019. Vlerësimi u bazua në disa kritere kryesore, siç janë:

  • Arritja e të ardhurave më të mira financiare dhe të faktorëve të tjerë të industrisë së marketingut dhe eventeve në 2019;
  • Zbatimi me sukses i inovacioneve dhe faktorëve të tjerë më të kërkuara në fushën e tyre, i cili gjithashtu përfshin projekte të zbatuara me sukses që kanë përcaktuar vitin 2019;
  • Ndihma në rritjen e reputacionit dhe profilit të industrisë në vitin 2019;
  • Inovacionet që lehtësojnë punën e organizatorëve, ose në mënyrën e tyre, kanë treguar drejtimin që do të marrë industria në të ardhmen.

Bazuar në 1273 anketime individuale dhe 5559 vizita totale individuale, Revista Kongres ka analizuar dhe përzgjedhur listat e njerëzve më me ndikim. Mes tyre dhe një nga Shqipëria.

Lexoni: Rafaela Rica, Kryeson mes sipërmarrësve ndikues në Europë, në botën e agjensive të marketingut

Rafeala RICA

Themeluese dhe CEO e Iceberg Communication (AL)

Ajo ka themeluar kompaninë e saj 18 vjet më parë. Sot, Rafaela Rica është themeluese dhe menaxhere e një prej kompanive më të mëdha të marketingut dhe PR në Shqipëri. E veçanta e kompanisë është që ekipi është themeli i suksesit të saj dhe shumica e anëtarëve të ekipit janë pjesë e kompanisë që nga krijimi i saj. Iceberg Communications punon në marketing dixhital, reklamim, vepra krijuese, evente, dekorime, PR dhe komunikim.

Gjithashtu pjesë e këtyre nominimeve ka qenë edhe Mandarina Promotion, me themeluese Alma Gëxhani dhe Eva Kushova.

Të tjerë janë:

  • Yemi A.D. – Themelues, Creative Director dhe CEO në JAD Productions
  • Stefan KOZAK – Themelues, Pronar dhe Drejtor menaxhimi në CREATIVE PRO
  • Ognena VASILJEVIĆ – Menaxhere e përgjithshme në Momentum Inc. (MK)
  • Matjaž JUG – Pronare e ETC Adriatic
  • Ivona DABETIĆ JOVOVIĆ – Pronare/Drejtore në Vision Event (ME)
  • Antonia RADIĆ – CEO e EX-ALTO d.o.o. (HR)
  • Ivo FRANSCHITZ – Pronare & Drejtor menaxhues në ENITED Business Events GmbH (AT)
  • Ivana BORAS – Drejtore e përjgjithshme në Projektil
  • Miro ANTIĆ – Partner/CEO/ Event Guru në M2Communications (RS)
  • Melinda REBREK – CEO dhe pronare në Pirana Productions dhe Zvereene Institute
*(Meeting Industry) – Industria e Takimeve përbëhet nga një gamë e gjerë e organizatorëve, furnitorëve dhe lehtësirave të angazhuara në zhvillimin dhe realizimin e takimeve, konferencave, ekspozitave dhe eventeve të tjera të lidhura me të, të cilat mbahen për të arritur një sërë objektivash profesionale, afariste, kulturore ose akademike.

/kongres-magazine.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0