Aftësitë e zërit të Bixby në Samsung tani janë të diponueshme në mbi 200 vende në mbarë botën, edhe në Shqipëri.

Aftësitë e zërit të Bixby në Samsung tani janë të diponueshme në mbi 200 vende në mbarë botën, edhe në Shqipëri.


SEUL, Kore – 22 Gusht 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd., njoftoi sot se aftësitë e zërit të Bixby janë zgjeruar në më shumë se 200 shtete dhe territore në mbarë botën, duke lejuar miliona konsumatorë të provojnë një mënyrë më inteligjente të ndërveprimit me telefonat e tyre.

Përveç Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, klientët në 200 shtete, përfshirë edhe në Shqipëri, do të jenë në gjendje të përdorin ndërfaqen inteligjente, e cila do t’i ndihmojë ata që t’i sigurojnë gjërat më shpejt dhe më lehtë.

Aktualisht i disponueshëm në anglisht dhe në gjuhën koreane1, Bixby sjell produktivitet dhe personalizim të zgjeruar të smartphonit nëpërmjet Komandave të Shpejta (Quick Commands), një funksion që ju lejon të krijoni lehtësisht një komandë zanore për t’u përdorur në vend të një sekuence të një ose më shumë komandave. Për shembull, ju mund të përdorni komandën “natën e mirë” (“good night”) si një shortcut për “Aktivizo modalitetin “Mos Shqetëso”, vendos një alarm për 6:00 AM dhe ndiz filtrin e dritës blu”.

Bixby gjithashtu kupton mënyrën si flisni, si bëni pyetje dhe kërkesa. Për shembull, nëse merrni një foto dhe më pas i thoni Bixby-t që “ta dërgojë foton e sapobërë tek Mami”, Bixby i kupton komandat ndër-aplikuese dhe do të dijë se cilës foto i referoheni dhe do ta dërgoj atë te mamaja juaj. Ky kuptim i natyrshëm i gjuhës e bën ndërveprimin me telefonin tuaj më të lehtë dhe më intuitiv. Me teknologjinë e tij të mësimit të thellë e përsëritës, Bixby do të përmirësohet me kalimin e kohës për të njohur preferencat tuaja personale dhe mënyrat e të folurit.

Bixby është unik sepse është një ndërfaqe inteligjente, dhe jo një aplikacion i pavarur. Kur një aplikacion bëhet Bixby-enabled, Bixby do të mbështesë pothuajse çdo detyrë që aplikacioni është i aftë të kryejë duke përdorur zërin, prekjen ose tekstin. Integrimi i thellë i Bixby-t është gjithashtu i integruar në cilësimet e telefonit në mënyrë që të mund të ndryshoni opsionet e telefonit, të tilla si vendosja e kohës së fikjes së ekranit ose shfaqja e të gjitha njoftimeve, pa ndërprerë atë që po bëni aktualisht.

Me një pamje dhe ndjenjë bashkëkohore, “Samsung Gravity Stand” i pasuron dhomat me dizajnin dhe formën e tij moderne. I përbërë nga çelik që nuk ndryshket, i cili shpesh përdoret nga arkitektët dhe prodhuesit e mobiljeve për shkak të forcës dhe pamjes estetike që ofron, “Gravity Stand” është kaq praktik saqë QLED TV duket sikur lundron kur vendoset. Madhësia e vogël e mbajtëses gjithashtu mundëson që televizorët të vendosen në hapësira, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. “Gravity Stand” gjithashtu mbështet funksionalitetin për ta rrotulluar televizorin deri në 70 gradë (deri në 35 gradë majtas ose djathtas).

“Tani miliona klientë në mbarë botën kanë qasje në një mënyrë të re dhe inteligjente për të bashkëvepruar me telefonin e tyre”, tha Injong Rhee, Zëvendëspresident Ekzekutiv dhe Shef i R&D, Software dhe Shërbimeve të Biznesit të Komunikimit Mobile pranë Samsung Electronics. “Zgjerimi i aftësive të zërit të Bixby është një hap fillestar në vazhdimin e funksionimit të Bixby. Në të ardhmen, Bixby do të ketë fuqinë e të mësuarit për të ofruar ndërveprime më inteligjente dhe të personalizuara dhe lidhje të padukshme midis më shumë pajisjeve.”

Samsung planifikon të vazhdojë të zgjerojë aftësitë zanore të Bixby në shtete, gjuhë, pajisje, veçori dhe aplikacione të palëve të treta. Duke përmirësuar më tej përvojën e tij mobile dhe ofrimin e zgjidhjeve, edhe më shumë përdorues mund të bashkëveprojnë me pajisjen e tyre dhe të menaxhojnë aplikacionet dhe shërbimet e tyre më instinktivisht.

Duke filluar nga sot, përdoruesit e Galaxy S8 dhe S8+2 mund të aktivizojnë aftësitë e zërit të Bixby duke shtypur butonin Bixby për të filluar ndërveprimin. Tani mund të aktivizoni Bixby duke mbajtur të shtypur butonin e dedikuar në telefonët Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, ose thjesht duke thënë, “Hi, Bixby”.

Për më shumë informacion se si të bëni më shumë veprime me Bixby, ju lutem vizitoni: https://news.samsung.com/global/how-to-get-more-done-in-your-day-with-bixby

1Komanda zanore njeh anglisht (SHBA) dhe gjuhën koreane. Jo të gjitha thekset, dialektet dhe shprehjet e njohura. Aftësia e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit ose transportuesit. Kuptimi i gjuhës natyrore i lejon Bixby-t të përmirësojë vazhdimisht aftësinë e tij për të interpretuar dialektet rajonale. Por, meqenëse Bixby mëson më shpesh termat e komandave të përdorura më shpejt, do të duhet më shumë kohë që Bixby të kuptojë plotësisht dialektet rajonale që përdoren më rrallë.

2Bixby është aktualisht i disponueshëm në pajisjet e zgjedhura, ku përfshihet Galaxy S8 dhe S8+.

3Shërbimet e disponueshme dhe partnerët e palëve të treta janë të ndryshme në çdo vend.

Më shumë informacione dhe video do të gjeni në linkun bashkangjitur.

http://www.samsungmobilepress.com/news/samsung-expands-bixby-voice-capabilities-in-us-english#

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0