5 gjërat që duhet të dini para se të punoni në një startup

5 gjërat që duhet të dini para se të punoni në një startup


Hollivudi i ka bërë bujë kulturës së startup-it, duke dhënë përshtypjen se është një rrugë e lehtë për t’u ndjekur. Megjithëse disa aspekte të mjedisit startup janë argëtuese, ka shumë punë për të bërë se sa të veshësh një kostum dhe të relaksohesh në salla konferencash. Më poshtë mund të gjeni se çfarë të prisni para se të punoni në një startup.

Shumica e startup-eve dështojnë

Vetëm pak sipërmarrje të reja ja dalin të bëhen biznese fitimprurëse. Është shumë e vështirë të parashikosh se kush nga këto startup-e do t’ja dalë dhe kush jo. Madje dhe investitorë të pjekur gabojnë. Investitorët mesatarë hedhin para në disa kompani të reja me shpresën se njëra do ja dalë mbanë. Është e rëndësishme të kuptosh realitetin që ekziston dhe ato që promovohen në media si histori suksesi. Për çdo sukses, ka nëntë dështime.

Ndryshimi është i vazhdueshëm

Në botën e startup-it, ndryshimi është i vazhdueshëm. Nuk ka vend për të pasur një orar rutinë 9 me 5. Gjërat gjithmonë janë në lëvizje dhe në tranzicion. Çfarë jeni duke bërë këtë javë, mund të mos ketë lidhje me detyrat e javës tjetër. N.q.s kompanitë serioze kanë proçedura dhe një axhendë pune, sipërmarrjet e reja duhet të vendosin aty për aty.

Shpërblimi nuk është tradicional

Kur ju i bashkoheni një startup-i, shanset janë që kompania nuk mund t’ju sigurojë një pagesë të kënaqshme. Kjo do të thotë që sipërmarrjet e reja kanë një model shpërblimi jo tradicional. Zakonisht këto kompani ju japin punonjësve aksione. N.q.s startup-i juaj do të jetë i suksesshëm atëherë do të jeni me fat. Gjithsesi duhet ta dini se këto aksione nuk vlejnë më, nëse kompania falimenton.

Oraret e punës nuk janë zakonshme

Zakonisht oraret e punës në startup-e nuk janë 8 orarshe. Ju duhet të punoni 10,11, ose 12 orë në ditë. Këto orare nuk do të zgjasin gjithmonë, por të paktën vitet e para përgatituni për këtë program pune. Është e rëndësihme të diskutoni me punonjësit tuaj për këto orare, n.q.s ata kanë mundësi apo jo.

Kthim prapa

N.q.s jeni mësuar të punoni në një kompani serioze, mund t’ju duket shqetësuese  që duhet t’ja nisni nga e para. Kur punoni në një kompani të pjekur, ku ka burime të mëdha , ju mund t’ja delegoni të tjerëve disa punë bazike. Kjo nuk mund të ndodhë në një startup. Gjithçka duhet ta bëni vetë nga fillimi. N.q.s keni qenë një menaxher marketingu të niveleve të larta, punoni në një startup duhet ta filloni strategjinë e marketingut nga e para.

Ky artikull nuk ka si synim t’ju shkurajojë. Qëllimi është që të japë një tablo të ndershme dhe të sinqertë se çfarë duhet të prisini nëse dëshironi të punoni në një startup. N.q.s e kuptoni që në fillim se si është të punoni në një sipërmarrje të re, ju do të jeni më tolerant ndaj gjërave që nuk shkojnë dhe do të vlerësoni më shumë të mirat që do të  përfitoni. Megjithëse mund të keni 30 vjet që punoni në një punë apo sa keni dalë nga shkolla, ju duhet ta provoni një herë të punoni për një startup.

/INC/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0