A rrezikojmë të përzëmë edhe ato pak investime të mëdha në vend? - Business Magazine Albania

A rrezikojmë të përzëmë edhe ato pak investime të mëdha në vend?

Jemi të vetëdishëm investimet e mëdha prodhuese dhe eksportuese gjatë viteve të fundit kanë qenë të pakëta. Shqipëria përballet me sfidën e tërheqjes së këtyre investimeve, ndërsa një sfidë tjetër duket në horizont. Është ajo e mbajtjes së investimeve të realizuara tashmë. Në bujqësi këto investime janë edhe më të pakëta. E tillë është Doni Fruits, e cila së fundi ka qënë objekti diskutimesh. Doni Fruit, për kompaninë dhe sipërmarrësin e të cilit kemi shkruar më parë, jo vetëm eksporton në dhjetëra vende të botës prodhimet e Shqipërisë. Ajo ka arritur të ngrejë një rrjet prodhuesish, duke nxitur fermerë e prodhues të tjerë të punojnë më shumë dhe me standardet e kërkuara nga tregu ndërkombëtar.

Berat Rukiqi, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të ndërmarrë veprime ndaj deputetit Erion Braçe, pasi sipas tij Braçe po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits. Rukiqi vlerëson kompaninë për suksesin e shënuar  në Kosovë e më gjerë.

Gjithçka nisi me qëndrimin e sipërmarrësit Ejup Ahmeti në mbështetje të protestës së fermerëve. Në fundjavë, Ahmeti publikoi në mediat sociale qëndrimin e tij, duke u bërë thirrje fermerëve.

“Të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të kërkojmë që në miratimin e Paketës Fiskale të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptarë dhe Sindikata e Fermerëve të Bashkuar. Duhet të kuptojmë që pjesëmarrja në këtë protestë është shumë e rëndësishme për grupet e interesit, të protestosh në mënyrë paqësore për të drejtat e tua, për të drejtat tona të përbashkëta”, tha ai.

Pas këtij postimi, z. Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, reagoi duke theksuar se, pika e eksporteve Doni Friuts, është ndërtuar nga qeveria dhe kompania është përfituesi më i madh i tatimeve për bujkun.

“Ejupi ka pikën më të madhe të eksporteve në Lushnje, ia bëri Qeveria – kjo Qeveri (afër 100 milionë lekë të reja, plus rrugën nga FSHZH, plus linjë të dedikuar për energjinë nga OSHEE, plus linjë të dedikuar uji nga UK Lushnje); Ejupi është një nga përfituesit më të mëdhenj nga TVSH për bujkun (sipas shifrave nga tatimet); dhe Ejupi është një nga përfituesit më të mëdhenj nga çmimet dhe trajektorja e tyre (sipas shifrave nga doganat)”, ka reaguar Braçe.

Duke e cilësuar këtë si një shantazh ndaj kompanisë, Rukiqi, i bëri apel edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të adresojë këtë çështje te autoritetet relevante në Shqipëri.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0