A po na përgjojnë smartfonët tanë apo thjesht ne po bëhemi paranojakë? - Business Magazine Albania

A po na përgjojnë smartfonët tanë apo thjesht ne po bëhemi paranojakë?


“Para disa vitesh ndodhi diçka e çuditshme. Unë dhe një miku im ishim ulur në një bar dhe iPhone i kishim në xhep, ndërkohë po diskutonim për udhëtimet tona të fundit në Japoni dhe se do të donim të ktheheshim përsëri atje. Ditën tjetër, të dy morëm reklama pop-up në Facebook rreth fluturimeve në Tokio me një çmim të lirë. Dukej si një rastësi drithëruese, por mesa duket të gjithë kanë një histori me smartfonët e tyre që i kanë përgjuar”, thotë  një qytetar nga eksperienca e tij.

Pra, a është kjo thjesht një paranojë, apo smartfonët janë duke na përgjuar vërtetë?

Lexoni: Mikrovala juaj mund t’ju përgjojë?!

Sipas Dr. Peter Henway – konsulent i lartë për firmën Asterix të sigurisë në internet dhe ish lektor e studiues në Universitetin Edith Cowan – përgjigjia e shkurtër është PO, por ndoshta në një mënyrë që nuk është aq e keqe sa duket.

Të gjitha të dhënat që jepni, përpunohen brenda telefonin tuaj. Ky mund të mos jetë shkak për alarm, por aplikacionet e palës së tretë që keni në smarfonët tuaj si Facebook, ende kanë qasje në këto të dhëna “jo të aktivizuara”. Dhe nëse i përdorin apo jo këto të dhëna, në të vërtetë ata kanë akses në to.

Ai vazhdon të shpjegojë se aplikacionet si Facebook ose Instagram mund të kenë mijëra veçori. Një bisedë e zakonshme me një mik për të kërkuar një palë xhinse të reja mund të jetë e mjaftueshme për t’i aktivizuar ato. Megjithëse, fjala kyçe këtu është “mundet”, pasi, edhe pse teknologjia është atje, kompanitë si Facebook e mohojnë se dëgjojnë bisedat tona.

Duke parë që Google është i hapur për këtë, nuk mund ta përjashtojmë faktin se kompanitë e tjera po bëjnë të njëjtën gjë. Nuk ka arsye pse mos ta bëjnë këtë. Është një mënyrë e mirë për marketingun dhe marrëveshjet për përdorimin e aplikacioneve dhe ligji e lejojnë këtë. Ndaj, supozimi i ngritur nuk është edhe aq i gabuar, por nuk ka asnjë mënyrë për t’u siguruar ende.

Lexoni: Një gabim në aplikacionin FaceTime lejon që njerëzit e tjerë t’ju përgjojnë

“Me këtë në mendje, vendosa të provoj një eksperiment. Dy herë në ditë për pesë ditë rresht, u përpoqa të thosha një grumbull frazash që mund të përdoreshin teorikisht si shkak. Fraza si për shembull, “jam duke menduar për kthimin në universitet” dhe “kam nevojë për disa këmisha me çmim të arsyeshëm për në punë”. Më pas monitorova me kujdes postimet e sponsorizuara në Facebook për ndonjë ndryshim.

Ndryshimet erdhën fjalë për fjalë brenda natës. Papritmas më dolën kurse të semestrit në universitete të ndryshme dhe disa marka që ofronin veshje me çmim të lirë. Nga një bisedë private me një mik se po më mbaronte hapësira për të ruajtur të dhëna, vjen një reklamë në lidhje me planet e të dhënave me kosto të ulët. Edhe pse ishin të gjitha marrëveshje të mira, e gjithë gjëja ishte e hapur dhe e tmerrshme.”

Ndonëse asnjë informacion nuk është i sigurt në përjetësi, në vitin 2018 asnjë kompani nuk i ka shitur të dhënat e saj direkt tek reklamuesit. Por,  siç e dimë të gjithë, +reklamuesit nuk kanë nevojë për të dhënat tona që ne të shohim reklamat e tyre.

Peter vazhdoi të thotë se vetëm për shkak se kompanitë e teknologjisë i vlerësojnë të dhënat tona, nuk i mbajnë dot të sigurta nga agjencitë qeveritare. Pasi shumica e kompanive teknologjike janë me vendodhje në SHBA, NSA ose ndoshta dhe CIA potencialisht mund të zbulojnë informacionet tuaja, janë apo jo të ligjshme në vendin tuaj të origjinës.

Pra, po, telefonat tanë po na përgjojnë dhe çdo gjë që themi pranë smartfonëve tanë mund të përdoret potencialisht kundër nesh. Por, sipas Peter, kjo nuk është diçka që shumica e njerëzve duhet të kenë frikë.

Lexoni: Kujdes! Televizori juaj mund të përgjohet

Vetëm nëse jeni gazetar, avokat ose keni ndonjë rol me informacione sensitive, qasja e të dhënave tuaja është e tmerrshme, por nëse jeni si të gjithë të tjerët, duke jetuar një jetë normale dhe duke biseduar me miqtë tuaj rreth fluturimit në Japoni, atëherë nuk është ndryshe nga reklamuesit që shikojnë historinë tuaj të shfletimit.

“Është vetëm një zgjatim i reklamave në televizion,” thotë Peter. “Vetëm se në vend të audiencave prime time, tani po ndiqen zakonet e shfletimit në web. Nuk është ideale, por nuk mendoj se kjo përbën një kërcënim të menjëhershëm për shumicën e njerëzve.”

burimi: vice

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0