A mund të jemi miq me shefin? Ndoshta jo, dhe ja pse - Business Magazine Albania

A mund të jemi miq me shefin? Ndoshta jo, dhe ja pse

Të gjithë duam një mjedis pune të këndshëm, ku dita kalon më shpejt dhe ndihesh më i motivuar. Sipas një sondazhi të Gallup, të kesh një mik të ngushtë në punë rrit ndjeshëm kënaqësinë, angazhimin, produktivitetin dhe madje ul mundësinë për të lënë vendin e punës. Por, pyetja është: A mund të jetë ky mik… vetë shefi?

Lexo gjithashtu: HelloSafe: Shqipëria, destinacioni i parë për t’u vizituar në vitin 2025

Nëse mendoni se të jesh mik me drejtuesin është si të kesh “mik me influencë” në punë, jeni gabim. Eksperti i marrëdhënieve në lidership, Steve McClatchy, autor i librit Leading Relationships, thotë se ndonëse miqësia në vendin e punës është e rëndësishme, shefi nuk është personi ideal për këtë rol.

Lexo gjithashtu: Po kërkon punë jashtë? Këto janë vendet ku merr vizën më shpejt se kafen

“Shumë mendojnë, nëse do kem një mik në punë, pse të mos jetë vetë CEO-ja? Kjo duket si rruga më e shkurtër drejt avantazheve,” thotë McClatchy. “Por Gallup thotë që të kesh një mik në punë është e dobishme,  nuk thotë që ai mik të jetë shefi.”

Ai shpjegon se miqësia e vërtetë nënkupton të vepruarit gjithmonë në interesin më të mirë të njëri-tjetrit. Dhe këtu nis konflikti i mundshëm, një punonjës që i kërkon pushim shtesë mikut të tij, shefit, po e vendos atë në një pozitë të vështirë. Edhe nëse drejtuesi përpiqet të jetë i drejtë, mund të akuzohet lehtësisht për favorizim.

Prandaj, edhe pse idetë për një marrëdhënie të afërt me shefin mund të duken joshëse, realiteti është shumë më kompleks. Të jesh mik i sinqertë me një koleg është shumë më e lehtë dhe e shëndetshme për dinamikën e ekipit.

Në fund të ditës, miqësia e mirë është ajo që na ndihmon të rritemi, por ndoshta jo kur përfshin dikë që vlerëson performancën tonë në fund të muajit.

Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0