A keni menduar se cila është dhurata ideale për partnerin tuaj të biznesit? - Business Magazine Albania

A keni menduar se cila është dhurata ideale për partnerin tuaj të biznesit?

Pavarësisht se sa kohë është bërë nga realizimi i bashkëpunimit me secilin partner tuajin, është gjithmonë koha dhe momenti i duhur për t’i ofruar dhuratën ideale atyre. Kjo dhuratë është bileta e suksesit… bileta për pjesëmarrje në Konventën Internacionale “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT – 2021”. 

Në këtë Konventë ju i ofroni mundësinë atyre për të qenë akoma më të suksesshëm, duke u aftësuar akoma më shumë personalisht dhe profesionalisht nga trajnerë, të cilët janë secili ekspert në fushëveprimtarinë e tyre. 

Tema te reja, mundësi të reja, avancim më i madh në Konventën e IV-të “Suksesi është qëllimi yt”. Vendimi për të shijuar dhe shfrytëzuar mundësitë e jashtëzakonshme që të ofron Konventa bashkë me 30 persona të tjerë, është një nga arsyet që shtyn stafin të sjellin çdo herë më të mirën për ju që besoni gjithmonë në punën që ofrojmë!

Temat që do të trajtohen në këtë Konventë, nga trajnerë të ndryshëm, si: Inxhinier të shitjes në Google, Ceo të ASK BI, nga Drejtori i Konsulentëve në Salesforce etj., si: 

Lidershipi i shek. XXI;

The Psychology of SELLING with EQ and Body Language;

✅ Business Intelligence;

Optimizimi i afarizmit me CRM platforma;

Ndërgjegjësimi i gjeneratave të reja për angazhim maksimal në punë;  

Bizneset e së ardhmes;

Business Coaching;

Kultura e kompanisë Google, digjitalizimi i kompanive.

 

Rezervo vëndin tënd këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0