A je një dëgjues i dobët? Ja 6 sinjale që tregojnë se po e saboton k - Business Magazine Albania

A je një dëgjues i dobët? Ja 6 sinjale që tregojnë se po e saboton komunikimin

Bota është e shpejtë, e zhurmshme, rrjedhimisht komunikimi i vërtetë duket sikur kthehet në një aftësi të rrallë. Jemi të mbingarkuar me takime, email-e, telefonata, por shpesh harrojmë të dëgjojmë. Jo thjesht të dëgjojmë zërin e tjetrit, por të jemi vërtetë të pranishëm.

Dy ekspertë të psikologjisë pozitive, Robert Biswas-Diener dhe Christian van Nieuëerburgh, kanë analizuar pengesat më të zakonshme që na ndalojnë të dëgjojmë mirë, si dhe të ofrojnë një qasje të re, “dëgjimi radikal”.

Lexo gjithashtu: 5 filma dhe serialë për të parë në “Ditën e Lumturisë”

6 sjellje që tregojnë se nuk jeni dëgjues i mirë

Krahasimi – “Edhe mua më ka ndodhur!”
Në vend që të dëgjoni me vëmendje historinë e dikujt tjetër, mendja juaj fluturon drejt një situate të ngjashme tuajën. Dhe përpara se të përfundojë tjetri, jeni gati të ndani përvojën tuaj. Kjo e kthen bisedën nga një moment mirëkuptimi, në një garë për vëmendje.

Gara – “S’është gjë ajo, unë kam kaluar më keq!”
Në vend që të ndihmoni një koleg që ankohet për sfidat në punë, ju nxitoni t’i tregoni se situata juaj ka qenë edhe më e vështirë. E quajmë këtë “gara” dhe është mënyra më e shpejtë për të treguar mungesë empatie.

Lexo gjithashtu: A mund t’i zëvëndësojë miqtë e vërtetë “miku virtual”?

Leximi i mendimeve – “E di çfarë do të thuash.”
Të mendosh se e di paraprakisht çfarë do të thotë dikush, është një mënyrë e sigurt për të mos dëgjuar. Supozimet tona krijojnë një “mur” që na mban larg realitetit të tjetrit.

Këshilla të pa kërkuara – “Po të isha unë në vendin tënd…”
Shumë herë, njerëzit nuk kërkojnë zgjidhje, por një vesh për t’u dëgjuar. Të japësh menjëherë këshilla, pa e kuptuar çfarë kërkon tjetri, është një formë tjetër e dëgjimit të dobët.

Lexo gjithashtu: Nga shkolla në sukses, si dy miq e shndërruan idenë e kopshtarisë në biznes të suksesshëm

Statusi i përparësisë – “Unë e di më mirë.”
Eksperienca është e vlefshme, por kur na bën të ndërpresim të tjerët për të treguar “si bëhet puna”, kemi humbur mundësinë për të dëgjuar zgjidhje të reja. Të dish shumë nuk do të thotë të dëgjosh mirë.

Varfëria kohore – “S’kam kohë për këtë.”
Kur jemi me ngut, mund të dukemi të padurueshëm ose të pa interesuar. Edhe pa fjalë, kjo sjellje i lë të tjerët me ndjesinë se nuk i vlerësoni.

FAST COMPANY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0