A janë bankat më pak të sigurta për shkak të platformave si Instagram dhe TikTok? - Business Magazine Albania

A janë bankat më pak të sigurta për shkak të platformave si Instagram dhe TikTok?

Dinamika kishte evoluar me vështirësi, kur në vitin 2007, Northern Rock pati tërheqje të shumta parash nga degët e saj, duke paralajmëruar fillimin e krizës financiare globale 2007-’08.

Një vit më pas, kur Bradford & Bingley u përballën me telashe, Banka e Anglisë kishte vendosur vëzhgues jashtë degëve të bankës, por u qetësuan që nuk panë radhë të tilla.Por, dinamika e rrjedhjeve bankare duket se po evoluon  dhe largimi i panikut mund të bëhet më i vështirë.

Si do të ishte kriza financiare 2007-’08 në epokën aktuale të Twitter, Facebook, Instagram dhe TikTok?

Kjo pyetje tani mund të jetë duke marrë përgjigje pa dashje dhe jo plotësisht pozitivisht, për shkak të shqetësimeve aktuale bankare.

Banka e Silicon Valley përjetoi tërheqjen më të shpejtë në historinë e sistemit bankar në SHBA, sipas kreut të Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell.

Zëvendëskryetari i tij, Michael Barr, i tha Senatit të SHBA dje se “në mediat sociale filloi të flitej shumë për tërheqjen e parave dhe depozituesit e pasiguruar vepruan shpejt”, duke tërhequr fondet e tyre “me një normë të jashtëzakonshme prej 40 miliardë dollarësh brenda një dite.”

Të nesërmen SVB parashikoi “dalje edhe më të mëdha” dhe kështu “mbizotëroi paniku midis depozituesve të mbetur të SVB”.
Lexo: Nxitja e zhvillimit dixhital në Ballkanin Perëndimor

Këto janë shuma krejtësisht të mëdha. ‘Infektimi’ ishte ndërkontinental.

Banka e Anglisë u tha deputetëve të hënën se SVB UK, kishte humbur 3 miliardë £, ose 30% të bazës së saj të depozitave në një ditë.

Guvernatori Andrew Bailey tha në fillim të kësaj jave: “Një nga mësimet që duhet të marrim nga Silicon Valley Bank, dhe nuk është shembulli i vetëm, është shpejtësia me të cilën mund të zhvillohen ngjarjet në epokën e mediave sociale.

Dhe mësimi tjetër është se epokën e bankingut dixhital, shpejtësia me të cilën mediat sociale mund të ‘përkthehen’ (shkaktojnë) humbje.”

Ai vuri në dukje ndryshimin e rregulloreve për sigurinë bankare, për të parë nëse ato “përputhen me atë lloj dinamike që po ndodh”.

Dinamika është një kombinim i bankingut të çastit në internet (instant internet banking) dhe mediave sociale, që do të thotë se një sistem i ndërtuar mbi besueshmërinë dhe besimin, tani është më i brishtë. Mendoni grupet e WhatsApp ose Slack, duke këshilluar kompanitë në të cilat kanë investuar, të tërheqin të gjitha paratë e tyre.

Dhe ndërsa SVB kishte dinamikën e saj të veçantë, ku depozituesit ishin të përqendruar në një industri, dhe me shumicën e depozitave që nuk mbulohen nga mbrojtjet normale të kursimtarëve, këto shqetësime janë më të gjera.

Një kërkim i #bankrun në mediat kryesore sociale gjatë dy javëve të fundit, zbuloi një gamë të gjerë shifrash, që këshillonin njerëzit të tërhiqnin paratë e tyre nga institucione të ngjashme.

Një pjesë e kësaj u mbyll në mosbesimin e “ekspertëve” të zakonshëm, kundrejt besimit në kriptomonedhë. Një pjesë e suksesit të Bitcoin, dhe kriptos në përgjithësi, ka qenë skepticizmi ndaj bankingut normal.
Lexo: Rama: në 2024 paga mesatare 900 euro

Ky është tani një komunitet i zëshëm dhe i dukshëm në internet, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Si përfundim është e arsyeshme të mendohet se një mjedis i ulët besimi i krijuar në mediat sociale, ka ndikim në brishtësinë e një sistemi të ndërtuar mbi besimin.

Nga ana tjetër, mund të kërkohet një përgjigje rregullatore. Rregullorja aktuale duket se do të ndryshojë, por ana tjetër e kësaj do të thotë, që bankat mund të mos jenë në gjendje të japin aq shumë hua në ekonomi.

Ndoshta ky është një reagim i tepruar ndaj rastit shumë të veçantë të SVB. Është një veprim balancues i kujdesshëm.

Por, mënyra se si ne llogarisim sigurinë e bankave mund të ndryshojë shpejt si rezultat i “Insta-run” të këtij muaji. / BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0