A ia vlen të respektosh kontratën dhe punën që bën? - Business Magazine Albania

A ia vlen të respektosh kontratën dhe punën që bën?


”E pse të lodhem kaq shumë, nuk është kompanie ime”!
”Për tjetrin nuk ia vlen asnjëherë të japësh 100% nga vetja”!
”Në të njëjtin pozicion një mikja ime paguhet më shumë tek X kompani”.
”Kjo punë nuk më pëlqen fare, nuk e kam me pasion”.
”Bëj atë që duhet dalëngadalë dhe kaq, pse të punoj më tepër”….

Sot nuk po analizoj gjithë arsyet e kësaj sjelljeje apo të këtyre konkluzioneve që arrin një i punësuar. Në ditët dhe javët në vazhdim po mundohem të shkruaj për shkaqet dhe pasojat rreth kutij fenomeni.

Më poshtë po ju jap tre arsye se pse duhet respektuar kontrata e nënshkruar dhe pse duhet të jepni maksimumin për punën që keni marrë përsipër pavarësisht pagesës mujore.

Pavarësisht se ju punoni për dikë tjetër, njohuritë që merrni kanë një vlerë monetare të pamatshme. Çfarë do lloj njohurie apo eksperience që fitoni mbeten me ju kudo që shkoni, asnjë nuk mundet t’i vjedhë këto njohuri dhe eksperienca.

Arsyeja tjetër është po kaq e rëndësishme, ju po ngrini reputacinonin tuaj,  po hidhni themelet drejt të ardhmes suaj. E keni dëgjuar shprehjen ”më mirë syri sesa nami”, pikërisht për të lenë një emër të mirë pas vetes, për të krijuar hapësirën tuaj brenda ekonomisë së tregut ju duhet të bëni këtë punë me dinjitet. Me çfarë pasioni apo përgjegjësie bëni diçka, sado e vogël të jetë ajo, flet shumë për karakterin tuaj. Në ditët e sotme kam dëgjuar shpesh mes shqiptarëve, ”nuk ia vlen të jesh i ndershëm!”. Në fakt, ndershmëria, korrektësia, respekti janë virtyte që flasin shumë për karakterin tuaj.

Nëse ndërton një reputacion, ngrije veten mbi virtyte, sepse je ti që do ndihesh mirë. Qetësia e brendshme është thesari më i madh që mund të kemi. Sa të pasur ka sot që paguajnë thesare për të gjetur këtë qetësi të brendshme?! Ndoshta, duke i hedhur nga një pikë çdo ditë këtij thesari, mundet t’i bëni vetes dhuratën më të bukur.

Reputacioni sjell besimin dhe besimi sjell punë më të mira, të ardhura më të mira e kushtu me radhë.

Arsyeja e tretë, ndoshta edhe më kryesorja; ju po formoni karakterin tuaj dhe me karakterin dhe sjelljen tuaj ndikoni tek të tjerët rreth jush, sidomos tek fëmijët dhe brezat e së ardhmes.

Kur kam punësuar dikë qoftë në biznesin tim apo qoftë edhe pranë kompanisë ku kam punuar këto dhjetë vitet e fundit, u kam kushtuar gjithmonë shumë rëndësi disa cilësive të tjera, sjellja, qëndrimi, këndvështrimi i këtij kandidati/eje për një situatë të caktuar, më shumë sesa numri i diplomave apo titujve, absolutisht pa i hedhur poshtë njohuritë nga studimet e ndryshme, pasi edhe këto janë një aset i domosdoshëm.

Përse është e rëndësishme kjo pjesë? Sa më shumë të keni nga këto cilësi aq më të kërkuar do të jeni, më lehtë do të gjeni vend pune tjetër, më shumë nevojë do ketë kompania për ju. Pra, mund të jeni të pazëvendësueshëm. A do të donit këtë arritje për fëmijën tuaj? A do të donit që për fëmijën tuaj të dëgjonit fjalë të mira, komplimente apo kritika?

Sot në ekonominë e tregut, investitorët kërkojnë pikërisht këto cilësi. Investitorit nuk i duhet dikush me diploma por dinak, dikush nga familje ”fantastike” por pa etika, dikush me CV të pasur, por jo të zellshëm në punën e tyre.

Patjetër është e drejta e secilit të zgjedhë vendin e punës duke llogaritur arsye të ndryshme mes tyre edhe pagën. Por, kjo nuk do të thotë aspak që kur e pranoni ofertën, të mos kryeni punën për të cilën paguheni.

“Mundohu të tregosh vlerat më shumë sesa sukses”.

Einstein

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0