A e dini se çfarë është duke bërë aktualisht Apple

A e dini se çfarë është duke bërë aktualisht Apple


I kontrolloni punonjësit në çantat e tyre pasi largohen nga puna? Apple e bën këtë gjë. Por, pasi vuri re që punonjësit po harxhonin kohë dhe po mërziteshin me këtë veprim, Apple vendosi t’ua paguajë kohën gjatë kontrollit të çantave.  

Apple është një kompani me 207.6 miliardë dollarë të holla në rezervat e saj dhe nuk i paguan punonjësit për kohën e kaluar duke kërkuar në çantat e shpinës së tyre përpara se të largohen. Menaxherët ose personeli i sigurisë kontrollojnë gjithashtu numrat serikë të iPhone personalë të punonjësve për t’u siguruar që nuk janë pronë e vjedhur.

Lexo: Apple ka një zgjidhje për një nga problemet më të mëdha të sigurisë

Gjykata Supreme e Kalifornisë vendosi që Apple shkelte ligjin duke mos paguar punonjësit për kohën që kalonin gjatë kontolleve të çantave të tyre, raportoi Bloomberg.

“Kontrolli i vonon punonjësit e Apple duke i lejuar ata të largohen nga ambienti i punës me sendet e tyre personale  pasi t’i nënshtrohen një kontrolli gjatë daljes, një proçes që mund të zgjasë 5-20 minuta”, tha gjyqtari Tani Cantil-Sakauye.

Ky vendim rrëzon një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Qarkut që në thelb thoshte, nëse punonjësit nuk dëshironin të humbisnin kohën e tyre duke u kontrolluar, ata nuk duhet të sillnin çantat ose iPhonet e tyre në punë.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Kalifornisë vuri në dukje “ironi dhe mospërputhje të argumentit të Apple” në lidhje me iPhone.

Lexo: Apple ngre padi ndaj ish-punonjësit

“Vendimi për iPhone, si i panevojshëm për punonjësit është direkt në kundërshtim me përshkrimin që ai i bën iPhone, si një pjesë” e integruar dhe integrale “e jetës njerëzore.”

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0