A duhet të investoni në bitcoin? - Business Magazine Albania

A duhet të investoni në bitcoin?

Pasi fitoi 20 miliardë dollarë në tregun e pasurive të patundshme në SHBA një dekadë më parë, të gjithë e pyesin se cila do të jetë lëvizja e tij e ardhshme. Edhe pse në ato vite ai nuk gjeti asgjë që mund të konkurronte sot, John Paulson ende sheh shenja të spekulimeve të tepërta në tregje.

Çmimet në rritje po e shqetësojnë atë gjithnjë e më shumë, por tregu, i cili – sipas tij – është qartë një flluskë, nuk është tjetër veç atij të kriptomonedhës. “Unë nuk do të këshilloja askënd të investojë në kriptomonedha” tha ai për “Bloomberg”. Përkundrazi, Paulson këmbëngul se zgjerimi i madh i ofertës monetare do të sjellë inflacion shumë më të lartë nga sa pritej dhe për këtë arsye do të përfitojë metali i çmuar, ari.

“Unë nuk kam gjetur asgjë aq asimetrike. Asimetrike do të thotë që ju mund të humbni pak nëse humbni, por mund të fitoni 100 herë më shumë nëse fitoni. Shumica e tregtive janë simetrike. Mund të fitoni shumë para, por duhet të rrezikoni shumë. Dhe nëse bëni një gabim, do të dëmtojë. Në kriptovaluta, shumat që mund të humbni janë të pakufizuara. Pra, edhe nëse mund të kem të drejtë në planin afatgjatë, në afat të shkurtër, mund të humbas gjithçka.

LEXO: Bitcoin: Kush është themeluesi dhe ku fshihet?

Në rastin e Bitcoin, shkoi nga 5,000 dollarë në 45,000 dollarë. Tani është e paqëndrueshme. Prandaj investoni në fusha që i njihni mirë. Të gjithë mund të jenë me fat në një investim të veçantë, por kjo nuk është një strategji investimi afatgjatë.

Nëse investoni në fusha që nuk i njihni, nuk do të bëni mirë në fund. Prandaj, është e rëndësishme të përqendroheni në fusha të veçanta që i njihni. Kjo ju jep një avantazh” shprehet ai.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0