A do të jetë Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë edhe pas divorcit?

A do të jetë Jeff Bezos njeriu më i pasur në botë edhe pas divorcit?


Divorci i Jeff Bezos mund të jetë më i shtrenjti në histori. Shuma që duhet të paguaj varet nga kërkesat e ligjit martesor dhe vlerës së Amazon.

Bezos njoftoi në një tweet të mërkurën se ai dhe gruaja e tij prej 25 vjetësh, MacKenzie, “kanë vendosur të divorcohen”. Ai tregoi se do të ishte një ndarje miqësore, duke thënë: “ne mbetemi një familje dhe ne mbetemi miq të dashur”.

Është e mundur që çdo zgjidhje apo mbështetje që ai i jep MacKenzie është e papërfillshme në kontekstin e pasurisë së tij, e cila ishte rreth 137 miliardë dollarë.

Lexoni: Përveç Jeff Bezos, cilët kanë qenë 6 njerëzit më të pasur në botë?

Por shteti i Uashingtonit, ku jetojnë Bezos, është një shtet i pronës komunitare. Kjo do të thotë se çdo pasuri e bërë gjatë martesës së tyre duhet të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet të dyve.  Amazon u themelua një vit pasi Bezos u martuan dhe MacKenzie mund të argumentojë se ajo ka të drejtën e gjysmës së pasurisë. Kjo do të thotë se ajo mund të marrë më shumë 66 miliardë dollarë bazuar në vlerën e kompanisë sot.

Për të financuar një zgjidhje të madhe, Bezos mund të kishte shitur  aksione, gjë që mund të zvogëlonte pronësinë dhe kontrollin e kompanisë. Bezos zotëron 80 milionë aksione të Amazon, ose vetëm 16 përqind të kompanisë, sipas dosjeve rregullatore.

Por avokatët e divorcit thonë se është e mundshme që MacKenzie do të donte që pasuria familjare të vazhdojë të rritet dhe kjo është e lidhur në masë të madhe me kontrollin e firmës së Jeff Bezos. Pra, nuk do të kishte gjasa të nxiste një zgjidhje që do të kërkonte shitjen e aksioneve. Një shitje e mundshme do të dobësonte kontrollin e tij e reduktonte aksionet e tij në kompani.

Lexoni: Sipërmarrësit më të pasur në botë ndajnë sekretet për një martesë të suksesshme

“Problem do të jetë vlerësimi i aseteve me kontrollin e zvogëluar,” tha Jeffrey Fisher, një avokat divorcesh në West Palm Beach, Florida, i cili ka zgjidhur mjaft divorce milirderësh.”

Divorci më i shtrenjtë i SHBA deri më tani besohet të jetë Steve dhe Elaine Wynn në vitin 2010, i cili u vlerësua në 1 miliard dollarë. Manjati i naftës Harold Hamm shkroi një çek prej 974.8 milionë dollarë në vitin 2015 për divorcin e tij.

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0