6 thënie motivuese për t’ju frymëzuar - Business Magazine Albania

6 thënie motivuese për t’ju frymëzuar

thënie motivuese

Ndonjëherë inspirimi më i madh vjen nga fjalët e thjeshta të thëna nga të tjerët. Këtu janë gjashtë thënie frymëzuese për t’ju inspiruar.

1.”Përqafoni atë që nuk dini, veçanërisht në fillim, sepse ajo që nuk dini mund të bëhet pasuria juaj më e madhe. Kjo do të bëjë që të veproni ndryshe nga të tjerët.”-Sara Blakely

2.”Edhe sikur ta dija që bota nesër do të coptohej, unë përsëri do të mbillja pemën time të mollës.”-Martin Luther King Jr.

3.”Nuk duhet të kemi frikë të shkojmë shumë larg, sepse suksesi qëndron përtej.”-Marcel Proust

Lexo: Fitorja ka një cmim, përgjigjia emocionuese e Michael Jordan 

4.”Nuk është puna juaj që të më pëlqeni, është e imja.”-Byron Katie

5.”Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë drejt lirisë.”-George Washington Carver

6.”10 % të fundit që duhet për të nisur diçka, kërkojnë po aq energji sa përqindja e parë.”-Rob Kalin

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0