Akademia e SME-ve 2020 mbledh dhjetëra sipërmarrës - Business Magazine Albania

Akademia e SME-ve 2020 mbledh dhjetëra sipërmarrës

Akademia e SME-ve

Dhjetëra ekspertë të ekonomisë janë lektorë të Akademisë së SME-ve, e cila po zhvillohet këto ditë në Tiranë. Akademia e SME-ve organizohet për të katërtin vit nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania. Daniel Guçe, Drejtor i Programit të Akademisë së SME-2020, tha për Businessmag se, “Ky program u ofron sipërmarrësve njohuritë bazë lidhur me praktikat ndërkombëtare të të bërit biznes në veçanti me Bashkimin Europian, procedurat e eksportit, barrierat tregtare, standardet e cilësisë dhe markës CE, marrëveshjen e tregtisë Shqipëri-BE, marketing në nivel ndërkombëtar, aksesi në financa, etj”.

Pjesë e kësaj akademie janë bërë:

  • Sipërmarrje të vogla dhe të mesme
  • Studentët e përfshirë në hulumtime në fushat e tregtisë ndërkombëtare ose kërkimit të tregut
  • Studentët që synojnë të punësohen në sektorin privat (SME eksportuese, kompanitë e konsulencës dhe kërkimit të tregut, agjencitë ndërkombëtare të marketingut, etj).

SME Albania zhvillon një pyetësor me sipërmarrjen për një periudhë 2 mujore, për të kuptuar nevojat për trajnim dhe më pas harton kurrikulën. Programi është 4 ditor duke përfshirë tema që lidhen me përditshmërinë e biznesit, por dhe nevojave të tyre per një zhvillim të qëndrueshem si:

  1. Legjislacioni doganor
  2. Legjislacioni tatimor dhe auditimi
  3. Standardet ISO
  4. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit (që ishte dhe një nga problemet kryesore me të cilën bizneset shqiptare u përballën gjatë karantinës)
  5. Kërkimi i tregut
  6. Biznesi online
  7. Të drejtat e pronësisë intelektuale
  8. Menaxhimi i rriskut
  9. Kontrolli i cilesise
  10. Menaxhimi i stresit dhe sjellja konsumatore
  11. Grantet qeveritare dhe ato nderkombetare ne dispozicionin te biznesit etj

Organizatorët thonë se, aplikimet për këtë vit ishin 150, nga të cilët u përzgjodhën 40.

Akademia e SME-ve 2020 mbështetet nga Konrad Adenauer Stiftung.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0