150 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 535.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë kanë humbur jetën: një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.
189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 995 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 535 të infektuar,
– 364 viktima;
– 6 995 të shëruar,
– 5 176 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto