Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë në vitin 2021, pas prekjes nga kriza e COVID-19.
Ky është përfundimi i arritur nga FMN, pas përfundimit të mbledhjes online mes Guvernatorit Gent Sejko dhe zonjës Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, FMN ka vlerësuar pozitivisht politikat monetare të ndërmarra nga Banka qendrore, “duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2022”.
Ndërsa Guvernatori Sejko tha se “efekti i pandemisë në ekonomi të vijë progresivisht drejt reduktimit, duke u shoqëruar me një rimëkëmbje graduale të aktivitetit ekonomik në periudhën në vijim”.
Banka e Shqipërisë dhe FMN ranë dakord se mbështetja fiskale dhe monetare e koordinuar ka luajtur rol të rëndësishëm në “zbutjen e pasojave negative të krizës”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.