Një vështrim përtej jetës perfekte të blogerëve

Një vështrim përtej jetës perfekte të blogerëve

blogerë

Nga Sheila Rexho

Më erdhi si flashback një kujtim i largët nga 2010, një ditë e zakonshme e jetës sime prej studenteje asokohe, në auditorin e departamentit të Gazetarisë, ku Prof. Rrapo Zguri mbajti leksionin e tij të rradhës, ku tema në fokus ishte Blogu.

Kujtoj fare mirë, që pas leksionit në kabinetin e vetëm të Informatikës, që kishte Fakulteti ynë, provuam nën mbikqyrjen e profesorit të hidhnim rreshtat tanë të parë në Blog ( një format testi, por që për titullarin tonë të lëndës shërbente për të na vlerësuar).

Sot rastësisht në instagram mu shfaqën shumë Personal Blogs & Bloggers, të cilat kishin profile publike, njëra ishte e bija e një doktori, madje mos gaboj edhe vetë ajo atë titull i kishte vënë vetes, shumë foto sexy, shumë followers, shumë marketing, shumë likes, shumë komente, shumë modë, shumë detaje vizuale të lezetshme dhe asgjë, kaq.

Për kuriozitet pashë edhe disa Bloggers të tjera, i njëjti format, Marina Bay, Kep Merli (se aty dalin bukur photot dhe me ç’kuptova është fancy dhe maiblogerënstream) të postosh prej andej dhe teksa isha e ndërgjegjshme që po humbja kohë ( e cila fatmirësisht më vleu se më frymëzoi) mu kujtua profesori ynë i nderuar dhe gjithë detyrat e kursit për blogun, e unë ndonëse kam ato njohuritë e dikujt të diplomuar në Gazetari, s’arrita të jem një blogger. E kam testuar edhe unë audiencën dhe jam e ndërgjegjshme se një foto e kuruar merr më shume likes se sa një shkrim, për të cilin më është dashur mund dhe kohë për shembull. Kam parë edhe shumë figura publike që i konsideroj se edhe ata po njëlloj si unë, kanë feedback më të madh kur postohet një foto, sesa kur vendosin statuse apo shkrime. Pra trendi i social media është një falsitet, në të cilin dashje apo padashje jemi pjesë e tij, secili nga ne në mënyrën e tij personale. Shpesh e kam gjetur veten të paaftë për të menaxhuar kohën, teksa shihja bloggeret shqiptare, që dukeshin si mamatë perfekte, me femijën perfekt, me trupin perfekt dhe mbi të gjitha me menaxhimin perfekt të kohës, ndërkohë unë në fillimet e mëmësisë as nuk e imagjinoja të gjeja një formulë për gjetjen e kohës për veten. Kam përshtypjen që si unë janë ndierë shumë femra. Kemi ndierë shijen falso të Instagramit, na ka pëlqyer vetja edhe të kuruara dhe pse jo spontanisht kemi postuar edhe vetë, por të gjithë ne priremi të shfaqim vetëm të bukurën, perfekten, ndonëse flasim shpesh për  të metat, se si teorikisht duhet që njerëzit t’i pranojmë ashtu siç janë, se nderkohë perfeksioni nuk ekziston ama njëkohësisht ne bombardohemi nga kontent me imazhe perfekte, me marrëdhënie perfekte çiftesh, prindërish – fëmijësh apo miqësish. Të gjitha postojnë foto kur marrin buqeta lulesh, dedikime dashurie, ndërkohë kur lëndohen nga një fjalë, zënkë, apo kur zhgënjehen nga ndonjë tradhëti askush nuk ka asgjë për të publikuar. Instagrami shkëlqen porsi lekura pa strija e qenieve perfekte shqiptare, sepse strijat dhe celuliti janë anomali, njësoj si puçrrat, paralajmërueset e shëmtuara të ciklit menstrual, për të cilat na duhet shume korrektor që t’i mbulojmë.

Postohet vetëm kur fëmija të bën të ndihesh krenar, s’më ka rastisur ende të shoh apo të lexoj për mesazhe kurajuese se si ta kalojmë periudhën “Threenager” me të vegjlit apo si të reagojmë kur në publik ata perjetojnë shpërthimet e tyre të zakonshme. Jo jo, këto i kemi vetëm ne që s’jemi bloggers e ne na bombardojnë me komente momshaming, nëse na shohin live para një fenomeni te tilllë…

Këto profile nuk janë vetëm Bloggers, ato kanë marrë statusin e Influencer-ve, dhe paska aq shumë, saqë secila influencon për qejfin e saj( Dhe mirë e bën) në fund të ditës secili është i lirë të ndjekë këdo), por mua më bën përshtypje sesi mund t’i shtosh vetes termin influencer kur s’ke një qëllim origjinal, diçka që të frymëzojë, të shërbejë si model apo shembull, në vend të kësaj shumë vajza të vogla e të reja përfundojnë të ndihen me vetvlerësim të ulët. Girls sigurohuni që jeni në habitatin e duhur, të rrethuar me njerëzit e duhur!

Për të gjitha ne që zgjohemi me rrathë të zinj, me flokët e shkatërruar, që nuk na ndahet topuzi dhe uniformë të pandarë kemi bluzat e pambukut, jeans-et dhe atletet sepse çdo ditë, çdo ditë do të rendim pas fëmijëve tanë, nëpër parqe lodrash, në natyrë dhe rrjedhimisht komoditeti vjen para modës, le t’i kujtojmë vetes se jemi të gjitha duke e bërë detyrën tonë më së miri, se nuk na bëjnë filtrat të përkryer, as ai buzëkuqi e as flokët e krehura, as takat e as prurjet e reja të sezonit.

Për të gjitha ne që “zilepsim kohën e lirë të Bloggers, ne që duhet ta mendojmë mirë si të organizohemi për të dalë për 1 gotë 1 herë në javë, ndërkohë që bombardohemi nga Super Moms që i bëjnë të gjitha brenda 24 orëve. Kemi dy standarde apo jo?

Ndonëse unë besoj se çdo nënë është shumë e mirë, të mundohemi mos të ushqejmë tek ato femra, të cilat sapo kanë nisur rrugëtimin e ri drejt mëmësisë standarde false, stereotipe që janë gati gati të pamundura për tu realizuar.

Sa më pak foto shtëpish si ato të kukullave, sepse të gjitha e dimë ç’mund është të sistemosh koshat e hedhur të lodrave, sa më pak body shaming për çdo femër që privohet nga kënaqësia e të ushqyerit, sa më pak negativitet për të gjitha Ne që s’jemi askushi, ama secila ka vendin dhe rolin e saj kryesor diku.

Sa më pak filtra fallciteti dhe sa më shumë ngjyra nga bota e përditshme e gjithë secilës, qofshin frazat unike të fëmijëve tanë, copëza nga librat që kemi ndër duar, filma apo këngë që na mbushin shpirtin e që po pse jo mund t’i ndajmë me ata që duam.

E nëse s’jemi influencers, bloggers apo çdo term që industria e mediave sociale  do të zgjedhe të emërtojë në të ardhmen, pa problem do jemi thjesht NE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0