151 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10 523.
Në 24 orët e fundit një paciente 61-vjeçare nga Korça ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 192 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Lexoni: AstraZeneca ndalon testimet e vaksinës, shfaqi efekte anësore
Të infektuarit e rinj janë: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 në Korçë, 14 në Shkodër, 10 në Lushnje, 8 në Gramsh, 6 në Elbasan, nga 5 raste në Krujë dhe Mirditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, nga një rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë dhe Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 204 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 523 të infektuar,
– 319 viktima;
– 6 204 të shëruar,
– 3 993 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto