151 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10, 406.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.
198 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID-19, 22 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.
Lexoni: 1 në 4 finlandezë shkarkojnë aplikacionin për gjurmimin e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 80 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 186 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 406 të infektuar,
– 319 viktima;
– 6 186 të shëruar,
– 3 901 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto