1 në 4 finlandezë shkarkojnë aplikacionin për gjurmimin e COVID-19

1 në 4 finlandezë shkarkojnë aplikacionin për gjurmimin e COVID-19

gjurmimin e COVID-19

Më shumë se një në katër finlandezë, (prej5.5 milionë banorëve) kanë shkarkuar aplikacionin për gjurmimin e personave të infektuar me COVID-19.

Aplikacioni u shkarkua 1,5 milionë herë brenda 4 ditëve të para, tha drejtori i Institutit finlandez të Shëndetit Publik, Mika Salminen, për Euroaktiv. Finlandezët renditen të parët në Evropë për shkarkimin e një aplikacioni të tillë.

Aplikacioni bazohet në teknologjinë e Bluetooth, nuk tregon identitetin e përdoruesve apo të autoriteteve, por ndihmon në gjurmimin e kontakteve të panjohura që kanë qëndruar mjaftueshëm afër një personi të infektuar me COVID-19.

Lexoni: Kompania boshnjake shkrin Ford dhe Tesla në një makinë të vetme

Aplikacioni, i quajtur “Corona Blinker”u prodhua nga një kompani finlandeze e programeve kompjuterike, Solita. Kompania tha se brenda 24 orëve të para, aplikacioni u shkarkua nga 1 milionë banorë, një objektiv që ishte vendosur për tërë shtatorin.

“Synimi ynë i ri është të bëhemi aplikacioni më i popullarizuar në Finlandë,” tha drejtori i Solita-s Risto Kaikkonen, në një deklaratë.

Niveli i përhapjes së virusit në Finlandë është nga më të ultit në Evropë. Në total ka mbi 8 000 të infektuar dhe 335 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.

Norma e infektimit është 7 të infektuar për 100 mijë banorë. Normën më të ulët e ka Letonia me 4.2 të infektuar për 100 mijë banorë, sipas të dhënave të Qendrës evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Euroactiv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0