Kompania boshnjake shkrin Ford dhe Tesla në një makinë të vetme

Kompania boshnjake shkrin Ford dhe Tesla në një makinë të vetme

Tesla

Një fans i makinave Ford dhe Tesla në Bosnje ka vendosur të mos presë që Tesla të nxjerrë në shitje modelin elektrik Cybetruck, që do të vijë në fund të 2021. Ai ndërtoi një version të tij të makinës futuristike.

U deshën 8 muaj për specialistët IT dhe inxhinierët në kompaninë Stark Solutions të Igor Kreziç për të zbërthyer një Ford Raptor F-150 në pjesët më të vogla dhe më pas për ta transformuar në një makinë të ngjashme me Cybertruck.

“Shëtitja e parë me këtë makinë në rrugët e qytetit të Mostarit tërhoqi shumë vëmendje”, tha menaxheri i kompanisë, Mario Coric, për Reuters. “Të gjithë po shikonin dhe gjysma e tyre mendonin se kemi ndërtuar një tank ngaqë nuk e njohin Cybertruck. Madje një vajzë ndaloi dhe pyeti nëse ky është vendi ku po prodhohet Tesla Cybertruck”.

Tani kompania që e ka ndërtuar po përpiqet ta regjistrojë megjithatë kanë hasur probleme për shkak të skajeve të mprehta të cilat nuk lejohen në Bosnje.

Makina është me karburant ndryshe nga elektriciteti që përdor Cybertruck dhe nuk është në të njëjtën madhësi. “Pronari dëshironte që ne të kombinonim dy anë të kundërta – Ford dhe Cyber ​​- sepse ai është fans i Tesla-s dhe Ford-it, kështu që ne bashkuam dy shpirtra në një”, shtoi Coric.

Tesla ka planifikuar të ndërtojë një fabrikë 1.1 miliardë dollarë për Cybertruck në Teksas. Cybertruck kushton 39 mijë dollarë.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0