Helmi i bletës vret qelizat e kancerit të gjirit - Business Magazine Albania

Helmi i bletës vret qelizat e kancerit të gjirit

Shkencëtarët australianë deklarojnë se është zbuluar se helmi i bletëve shkatërron qelizat agresive të kancerit të gjirit. Helmi – i cili në përbërje ‘melittin’ – u përdor kundër dy lloje kanceri të vështira për t’u trajtuar.

Zbulimi është përshkruar si “fantastik”, por shkencëtarët paralajmërojnë se duhen prova të mëtejshme. Kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur që prek gratë në të gjithë botën. Edhe pse ka mijëra përbërës kimikë që mund të luftojnë qelizat kancerogjene në një mjedis laboratorik, shkencëtarët thonë se jo të gjitha mund të prodhohen si trajtim për njerëzit.

LEXO: Bashkim Ziberi, shkencëtari pjesë e ekipit që po evoluon luftën ndaj kancerit

Helmi i bletës është zbuluar më parë të ketë veti anti-kancer pasi në studimin e fundit u zbulua se qelizat kancerogjene shkatërrohen brenda një ore, me dëmtime minimale në qelizat e tjera. Studiuesit gjithashtu zbuluan se përbërja e ‘melittinit’ ishte e efektshme në ndalimin e rritjes për qelizat  kancerogjene dhe edhe pse prodhohet nga bleta mund të prodhohet sintetikisht.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0